Transporti publik, dje në protestë masive
• FIER - Drejtuesit fierakë të makinave taksi dhe të autobusëve kanë protestuar dje për konkurrencë të pandershme, për kushte të këqija të punës dhe për dhënie të licencave të jashtëligjshme.
Protesta e organizuar nga sindikata e transportit urban ka zgjatur rreth një orë. Drejtuesit e automjeteve të transportit urban kanë bllokuar sheshin përpara bashkisë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të ruajtur normalitetin e situatës së krijuar. Po në të njëjtën kohë protesta kanë zhvilluar edhe drejtuesit e mjeteve të transportit urban të Patosit. Ata kanë bllokuar rrugën që lidh qytetin e Fierit me atë të Patosit, në shenjë proteste për konkurrencën e pandershme, si edhe për lënien pezull të ndërtimit të këtij aksi rrugor. Ndërkohë që protesta të tilla janë zhvilluar dje dhe në Shkodër, Sarandë e Vlorë. m.r