E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Reagimi i PD, i pajustifikueshem Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e ka cilesuar reagimin e djeshem te deputeteve te Partise Demokratike per tryezen e reformes ne drejtesi "si brutal dhe te pajustifikueshem". Ne nje deklarate per mediat, Zyra e Shtypit e selise roze shprehet se tryeza ishte nje aktivitet i shkelqyer qe synon te permiresoje sistemin aktual te drejtesise. "Shpreh keqardhjen per reagimin brutal te deputeteve te PD ne Komisionin e Ligjeve, lidhur me tryezen publike te organizuar shkelqyeshem nga koleget e tyre socialist mbi drejtesine ne sfiden e integrimit. Nese mungesa e pales se tyre ne ate tryeze ishte e pajustifikuar, ky reagim eshte i pajustifikueshem", shprehet Rama ne reagimin e tij per qendrimet e deputeteve demokrate ne Komisionin e Ligjeve. Duke ju referuar kritikes kryesore te deputeteve te djathte, te cilet kerkonin nje shfajesim publik nga kreu i PS-se, per faktin se opozita nuk i dha mundesine vendit per te marre statusin e vendit kandidat, Rama shprehet se vendi nuk duhet te humbase me kohe. "Ne nuk duam te humbasim energji e kohe me fajesime dhe as te biem ne batakun e sharjeve ku llokocitet perdite politika e qeverise", thote Rama. Ne kete linje, Rama shprehet se opozita do te jape ofertat e saj, duke ftuar mazhorancen per te punuar per integrimin e vendit ne BE. "PS do te vazhdoje politiken e saj te dores se shtrire per te mundesuar integrimin e vendit dhe mosperseritjen e deshtimit dramatik per te treten here. Se kush e ka pergjegjesine kryesore per dy deshtimet rresht kete e thote qarte Progres Raporti dhe e shpjegoi me nje elokuence te admirueshme Ambasadori i Mbreterise se Danimarkes vetem pak dite me pare", ka deklaruar sot kreu i PS-se. Ai shton se nga ana e opozites nuk do te mundojne idete per te evropianizuar vendin. Ndersa shton se dallimin mes dy forcave kryesore do e beje qytetaret shqiptare. "Ne duam ta bejme Shqiperine si gjithe Europa. Kemi ofruar nje pakt dhe s'do rreshtim se ofruari ide europianizuese dhe perkushtim patriotik. Shqiptaret le te bejne dallimin", shprehet Rama. Duke u ndalur ne ceshtjen qe ka te beje me reformen ne drejtesi, Rama vlereson gjithe pjesemarresit, duke nenvizuar se ne takim ishin edhe autoritete nderkombetare. "Ky eshte rasti per t'i falenderuar te gjithe kontributoret e nderuar te Tryezes dhe te gjithe partneret e miqte nderkombetare, te cilet iu pergjigjen pa asnje perjashtim fteses se deputeteve tane te Komisionit te Ligjeve per te qene te pranishem", shprehet kreu i PS-se. Ai shtoi se rezultatet e tryezes per reformen nw drejtwsi do te behen te ditura ne nje raport qe do te publikoje selia roze per aktivitetin. "Se shpejti ne do te publikojme Raportin e Tryezes me kontributet e zgjeruara te te gjithe pjesemarresve", tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›