E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, dy të vdekur e dy të plagosur për një pronë

Shkak i konfliktit është bërë një çështje pronësie. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Mali i Robit në Kavajë, në një resort privat. Viktimat janë shtetasit Sulejman Shehu, 53-vjeç dhe Durim Pashallari, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur Blegije Shehu, 53-vjeç, dhe i biri i saj Erjoni.

Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se Erjoni është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa e ëma ka dalë nga rreziku për jetën. Policia arrestoi rreth 30 minuta më vonë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Ardian Traka.

Ngjarja

Familja Shehu dhe Traka prej kohësh kishin mosmarrëveshje për pronën ku ishte ngritur restorti privat. Gjatë ditës së sotme, Sulejman Shehu së bashku me bashkëshorten dhe të birin kanë debatuar me Trakën, duke e kërcënuar me armë.

Pas kësaj, Traka ka marrë një armë automatike, duke qëlluar në drejtim të tyre. Ngjarja përfundoi me vrasjen e Sulejmanit dhe të rojës së resorit me gurë, Durim Pashallarit, i cili mbeti viktimë e një konflikti që nuk ishte i përfshirë. Policia lokale bëri me dije se të dyja palët kishin dokumentacion për pronësinë e tokës në afërsi të vijës bregdetare, teksa ndodheshin në proces gjyqësor. Ngjarja shkaktoi panik tek pushuesit, duke shtuar pasigurinë e tyre.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe djalin e dytë të viktimës, i cili është kapur me armë në makinën e tij. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-07-25 12:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›