E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimet nga ushqimi i prishur, mbushen urgjencat

Simptomat që kanë shfaqur pacientët, kanë qenë të vjella, diarre, si temperaturë e lehtë. Mjeket infeksioniste bejne apel per te konsumuar ushqime te fresketa dhe uje te paster. 

TIRANE-Mjekët infeksionistë ngrenë shqetësimin se në këto ditë të nxehta janë rritur ndjeshëm rastet nga helmimet ushqimore, por edhe nga uji. Simptomat që kanë shfaqur pacientët, kanë qenë të vjella, diarre, si temperaturë e lehtë, thonë mjeket. "Helmimet ushqimore janë goxha shqetësuese për momentin, për stinën e verës, më të shpeshtat i kemi nga salmonelat, edhe shikedat janë më të shpeshtat", - shpjegon Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë poliklinikës qendrore. Përballë kësaj situate shqetësuese, kur dhe temperaturat kanë arritur pikun e tyre, mjekët infeksionistë japin këshillat e nevojshme, për përdorimin e ushqimeve ndërkohë që bëjnë apel, për mospërdorimin e ushqimeve të blera tek shitësit ambulatorë. "Uji që rri mbi një ditë nuk duhet të konsumohet për të pirë, ushqimet që gatuajmë është mirë të konsumohen brenda vaktit. Mosngrënia e ushqimeve të shitësve ambulatorë, nuk rekomandohet të merret as uji tek këta shitës ambulatorë, pasi dhe uji ka kushtet e mbajtjes së tij. Duke ndenjur në diell ai bëhet shkak për helmimet ushqimore, vezët e ziera, salçiçet", - ka shpjeguar Hoxha.
Edhe Drejtoria e Higjienës në këtë sezon vere ka filluar kontrollet e shpeshta në subjektet që tregtojnë mallra ushqimore, duke asgjësuar një sasi të konsiderueshme akulloreje, si dhe një sasi ushqimesh që do të përdoreshin në fast-food.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›