E Shtunë, 31 Tetor 2026

U sulmua me acid nga ish-i dashuri, dërgohet në Itali

Vajya nga Shqiperia eshte derguar me avion per kurim me te specializuar ne spitalin Perino ne Brindizi te Italise. Personi qe bashkejetoi me te disa kohe e sulmoi me acid teksa ajo po ecte ne rruge 

TIRANE-Një shqiptare 25 vjecare që 5 dite me pare u sulmua me acid ne fytyre nga njeriu me te cilin kishte bashkëjetuar është dërguar për kurim në Itali. Dhurata Tërshana 25 vjec, eshte derguar me avion per kurim me te specializuar ne spitalin Perino ne Brindizi te Italise. Ne fakt ne ngjarjen e ndodhur te enjten pasdite, Elvis Aliaj i hodhi drejt fytyres nje vazo te mbushur me acid 25 vjecares ndersa ajo ishte duke ecur se bashku me nje shoqen e saj, Sabina Karaj 23 vjece. Kjo e fundit pati vetem disa demtime te lehta, ndersa Dhurata Tershana pesoi djegie te renda ne fytyre ne krahe dhe kraharor ne masën 15 perqind. Te nesermen e ngjarjes policia arrestoi autorin Elvis Aliajn, nen akuzen per plagosje të rëndë me dashje. Sipas policise ngjarja kishte per motiv xhelozine, ku duket se Aliaj nuk ka mundur te perjetoje mire ndarjen me Tershanen me te cilen kishte bashkejetuar madje kishte bere dhe dasem, edhe pse nuk e kishte kurorezuar ne celebrim.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›