Helmimi nga ushqimet 30 raste cdo dite ne infektiv
Mbi 30 persona çdo ditë i drejtohen shërbimit të infektivit në QSUT, pasi konsumojnë ushqime të pakontrolluara. Mjekia Klodiana Shkurti sqaron se ky pavion në sezonin veror popullohet më tepër si pasojë e helimit nga këto produkte. Sipas saj, këta persona janë helmuar jo vetëm nga ushqimet e gatuara në shtëpitë e tyre, por dhe nga ato të restoranteve.
“Mesatarisht paraqiten në urgjencë rreth 50 apo 60 raste, pjesa më e madhe me çrregullime të traktit tretës, me të vjella, dhimbje barku, temperaturë, ndonjëhertë dhe diarre. Pjesa më e madhe e rasteve kanë konsumuar fast-food-e, por edhe në restorante. Disa prej tyre kanë konsumuar ushqimin e gatuar në shtëpi 2 apo 3 ditë përpara, kështu që ka nga të gjitha format”-thotë Shkurti.
Për t'u parandaluar këto probleme, Shkurti jep dhe disa këshilla për qytetarët.
“Të mos shtohet ky fluks duhet t’u bëjmë apel personave që të kenë shumë kujdes me higjenën personale, në kushtet e përgatitjes dhe të ruajtes së ushqimeve, mosekspozimit ndaj pluhurave, mizave dhe temperaturave të larta dhe sigurisht konsumimi i sasive të mëdha të ujit ose të lëngjeve të frutave në mënyrë që të zëvendësohen humbjet nëpërmjet djersës dhe të vjellave dhe diarresë”-thekson ajo.
Veç këtyre personave, shërbimin e infektivit e frenkuentojnë dhe të tjerë qytetarë, të prekur nga virozat e stinës. E nuk janë pak, pasi numri i atyre, që kryejnë vizita rezulton 30 në ditë.
Julia Bardhushi