E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e Gerdecit Delijorgji per here te pare ne gjyq

Një ndër të akuzuarit kryesor të Gërdecit, Mihal Delijorgji, administrator i firmës "Albademil" paraqitet për herë të parë në gjyq që nga nisja e procesit për shpërthimin e 15 marsit 2008.

Gjatë marrjes në pyetje në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, Delijorgji deklaroi se ishte ai personi që do të financonte projektin, por Patrik Henri do të merrej me anën teknike.

Ai tha se nga biseda me Henrin kishte krijuar bindjen se kishte licencë për demontim. Delijorgji është një ndër të akuzuarit kryesorë për Gërdecin. Ai po gjykohet në gjendje të lirë bashkë me të akuzuarit e tjerë për këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›