Numerimi elektronik Berisha Opozita te sjelle amendimet

Ndërsa në KQZ nuk mungojnë kontestimet për rregullsinë e numërimit të votave të hedhura gabim, zgjidhjen e përhershme kryeministri e sheh te elektronika.
Shefi i qeverisë i propozon opozitës numërimin elektronik të votave, të zbatueshëm për zgjedhjet e ardhshme, si dhe një paketë të tërë ofertash që përfshin amendimin e Kodit Zgjedhor dhe miratimin e kandidaturave për institucionet kushtetuese që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.
“Numërimi elektronik i votave do të ishte përgjigja më e shkëlqyer e disa diskutimeve të panevojshme. Qeveria është e gatshme të vendosë në të 4700 qendrat e votimit sistemin më të sigurt dhe më të mirë elektronik që ekziston në ndonjë vend. unë dua të ftoj opozitën të hartojë amendamentet, t’i dërgojë ato në Komisionin e Venecias e në Departamentin Juridik të OSBE/ODIHR dhe kjo mazhorancë do t’i votojë pa asnjë kusht, pa asnjë koment”-tha kryeministri.
Në pritje të deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Europian në Luksemburg, shefi qeverisë deklaroi se shpreson që opozita t’i lexojë në të njejtën mënyrë si maxhoranca. Ajo që po ndodh me rezultatin e kryeqytetit sipas tij është një shprehje e qartë e funksionimit të shtetit të së drejtës.
“Dua të shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim të madh për shkallën maksimale të transparencës së dëshmuar në këtë proces, vendosmërinë e palëkundur për të respektuar vendimet e institucioneve tona të pavarura. Kjo që po ndodh në Shqipëri është dëshmi e pakundërshtueshme e funksionimit të shtetit ligjor”-tha Berisha.
Grupi parlamentar demokrat mbajti një minutë heshtje dhe për deputeten e ndjerë kosovare Nekibe Kelmendi, familjes së të cilës i shprehën ngushëllimet.
Elona Gjylmi