Helmohet dhe vdes një 16 vjeçare nga Struga

Një vajzë 16 vjeçare nga Dollogozhda e Strugës mbrëmë ndërroi jetë si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe të ilaçeve.
Policia e Ohrit njoftoi se bëhet fjalë për Fatlinda. M., e cila mbrëmë është sjellë me urgjencë në Spitalin e Strugës, pa shenja jete, dhe se menjëherë është konstatuar vdekja e saj.
Fatlinda ishte nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Pas kthimit nga shkolla, ajo ishte mbyllur në dhomën e saj dhe se kishte konsumuar një sasi të madhe të tabletave të ndryshme.
Si raporton Ina, familjarët e saj pas disa orëve e gjetën atë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë e dërguan për ndihmë mjekësore, por çdo gjë ishte vonë.
Pas ekspertizës së kryer, policia bëri të ditur se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune./Indeksonline/