E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviq: Do të bëhet si thotë Prishtina

Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Goran Bogdanoviq (nga Leposaviqi), ka thënë se marrëveshja e Brukselit është dykuptimshme dhe se disa pozicione nuk janë saktësuar qartësisht, andaj ndodhin probleme kur bisedohet për implementimin e asaj marrëveshje, sepse Beogradi dhe Prishtina e shpjegojnë në mënyra të veta, ndërkohë që mesi është diku aty siç thotë afërisht BE-ja”.

Mirëpo, ai ka shtuar se nuk dihet e vërteta se për çka është biseduar në Bruksel, si do të implementohet ajo marrëveshje dhe për këtë arsye edhe ekziston frika dhe rezistenca e serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Atyre duhet t’iu thuhet e vërteta për marrëveshjen e Brukselit, ndonëse ajo është e dhimbshme, por vetëm e vërteta mund t’i shtyjë serbët që të marrin pjesë ë implementimin e marrëveshjes së arritur”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, deputeti i Partisë Demokratike Serbe (të V. Koshunicës), marko jakshiq ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit është më shumë e karakterit politik sesa e atij juridik dhe se “zbatimi i saj ka probleme para së gjithash me kushtetutën e Serbisë, si dhe me të gjitha ligjet pozitive të shtetit të Serbisë”.

Ai ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit “do të ndodhë në tre rrathë”, asisoj që “Beogradi gjoja do të luftojë, por do të bëhet ashtu si thotë Prishtina”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›