Perplasja, tre te plagosur, nje ne polici
KRUJË - Nje autoveture tip "Benz", taksi me targa te Krujes eshte perplasur me nje autoveture tjeter, duke sjelle disa te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne autostraden Tirane-Lezhe, gjate paradites se djeshme. Autovetura me targa te huaja qe drejtohej nga nje adoleshent, ka devijuar nga rruga duke u perplasur me "Benzin", qe drejtohej nga 55-vjecari Vesel Droja nga rrethi i Krujes. Ne makinen e llojit taksi, ishte dhe nje tjeter person, si pasagjer qe po shkonte ne shtepine e tij. Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar forca te shumta policie te cilat kane nisur hetimet ne lidhje me kete aksident. Sipas te dhenave, perplasja ka ndodhur per shkak se, drejtuesi i makinen me targa te huaja ka humbur kontrollin e makines dhe ka dale ne anen tjeter e karregjates duke u perplasur me automjetin taksi. Fatmiresisht perplasja nuk ka sjelle viktima, por tre te lenduar. Te plagosurit jane ne spitalin e Krujes jashte rrezikut per jeten, ndersa adoleshenti eshte shoqeruar ne Komisariatin e Krujes. Sipas te dhenave, nje tjeter shkak qe mund te kete sjelle aksidentin eshte dhe lageshtia e rruges, per shkak te shirave te rene.
A. B
A. B