Drejtuesit e LSI: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjes së Metës me BerishënNga Tema Drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dolën dje kundër qëndrimit të mbajtur nga kryetari Ilir Meta për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike n
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Drejtuesit e LSI: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjes së Metës me BerishënNga TemaDrejtuesit kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dolën dje kundër qëndrimit të mbajtur nga kryetari Ilir Meta për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike në qeverisjen e ardhshme.Nënkryetari Pëllumb Xhufi, së bashku me Sabit Brokajn, Fatos Klosin, por dhe me të tjerë bashkëpunëtorë të Metës, Ndre Legisin dhe Mustafa Muçin, kërkuan nga Meta që të mos e çojë partinë drejt shkatërrimit me këtë marrëveshje bashkëpunimi. Ata i kërkuan Metës që të reflektojë për këtë lëvizje që e kanë quajtur të ngutur. Në emër të anëtarëve të kryesisë së LSI ka folur Pëllumb Xhufi që ka kundërshtuar që në krye të herës bashkëpunimin me PD. Xhufi tha se ata nuk kanë ndërmend të bashkohen me Metën në këtë mision.Nënkryetari i LSI tha se vota që iu është dhënë atyre nuk ka qenë votë për Berishën.
“Vota e majtë nuk mund të jetë votë për qeverisjen e Berishës. Nuk i imponohemi askujt, por nuk pranojmë negociatat me PD”, - tha Xhufi.Zyrtarët e lartë të LSI deklaruan se kjo parti po kthehet në parti numrash, duke e nxjerrë forcën e tyre politike nga misioni i krijimit. “Ne vërtet besojmë se janë të gjitha arsyet për të riparuar vendimmarrjen e pashkak e të nxituar, aspak të natyrshme, për ta nxjerrë lëvizjen tonë socialiste nga misioni dhe programi i saj politik, nga spektri i majtë i politikës shqiptare dhe për ta shndërruar thjesht në parti numrash dhe pjesë të llogarive qeveritare për të arritur numrin magjik, 71 deputetë”, - tha Xhufi.Qëndrimi publik i deputetëve të LSI vjen një ditë pasi kryetari i kësaj partie deklaroi se ata nuk kanë kërkesa për kryeministrin, Sali Berisha. Negociatat mes PD dhe LSI pritet që të nisin javën që vjen, por dalja publike e zyrtarëve të lartë të LSI është një goditje e fortë për imazhin e marrëveshjes që po bën Meta me Berishën. Këta zyrtarë kishin kundërshtuar dhe më parë mundësinë e bashkëpunimit me Berishën. Në Kongresin e posaçëm arsyetimet e tyre u mbytën.
LSI: Kemi prioritet madhor atdheun, PS po përdor Xhufin me shokë
Kryetari i LSI, Ilir Meta, nxori drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun dje për t’iu përgjigjur deklaratës së pesë drejtuesve të lartë të LSI. Dritan Ylli tha se njoftimin për konferencën e pesë drejtuesve e ka dhënë Partia Socialiste. Sipas tij, ata po përdoren nga Rama në prag të Kongresit të Partisë Socialiste për të tërhequr vëmendjen.
“Jam ndjerë vërtet i habitur sot, sepse që në orët e para të mëngjesit, gazetarët më telefonuan shumë të çuditur dhe më pyesnin pse njoftimi për një konferencë shtypi të Pëllumb Xhufit qe bërë nga zyrat e Partisë Socialiste dhe jo nga Zyra e Shtypit e LSI, siç ka ndodhur gjithmonë në këto vite.Nguti i kësaj konference shtypi në këtë të shtunë vere është i qartë për ne, ashtu si edhe përmbajtja verore e saj. Qëndrimi më i fundit që mbajnë deklaruesit ose thënë më thjesht përfituesit më të mëdhenj të mundit dhe sakrificave të LSI dhe mijëra anëtarëve të saj, është vetëm krijimi i një fokusi artificial për të shmangur vëmendjen nga Kongresi i PS dhe nga kriza shumë e rendë që vjen nga humbja e Ramës pas betejës mafioze, manipulative dhe korruptive të tij ndaj LSI”, - tha Ylli.Anëtari i kryesisë së LSI tha se vendimet që janë marrë në LSI kanë qenë unanime, e madje Xhufi ka qenë njeriu që ka dhënë miratimin për këto vendime. “Forumet më të larta të LSI, si Kryesia dhe Konventa Kombëtare, kanë marrë vendime unanime, transparente, në mbështetje të plotë të qëndrimit të saj për aleancën qeverisëse të integrimit, ndërsa deklaruesit e sotëm nuk kanë marrë pjesë në këto forume, për më tepër që kemi dëgjuar nga vetë z. Xhufi propozimin e tij në Konventën Kombëtare për mbështetjen e koalicionit me PD, por me kusht që LSI të jepte votat e saj dhe të mos merrte pjesë në qeverisje”, - tha Ylli.
Ai i quajti deklarata për përfitime personale qëndrimet e pesë anëtarëve të kryesisë së LSI e shtoi se programi i LSI ka prioritet madhor atdheun.