E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Po të largohemi ne, LSI do jetë vetëm Iliri me të shoqenNga TemaZyrtarët e lartë të LSI, të pozicionuar kundër bashkëpunimit të partisë së tyre me PD në koalicion qeveritar, kanë paralajmëruar dje largimin nga partia, nëse LSI zyrtarizon marrë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Klosi: Po të largohemi ne, LSI do jetë vetëm Iliri me të shoqenNga Tema

Zyrtarët e lartë të LSI, të pozicionuar kundër bashkëpunimit të partisë së tyre me PD në koalicion qeveritar, kanë paralajmëruar dje largimin nga partia, nëse LSI zyrtarizon marrëveshjen me PD. Njëri prej drejtuesve të LSI, Fatos Klosi, tha dje se, nëse LSI zyrtarizon bashkëpunimin me PD në qeveri, atëherë bashkë me katër drejtues të tjerë, Xhufi, Brokaj, Legisi e Muçi, do të largohen nga LSI.Klosi tha se, nëse ata do largohen, Metës i mbetet partia me të shoqen. Ai iu përgjigj dhe deklaratës së selisë së LSI se ata po e mbajnë këtë qëndrim për interesa personale. Klosi tha se ata janë zyrtarë të lartë të LSI, Xhufi dhe Brokaj janë nënkryetarë, e nëse do kishin interesa, ata do qëndronin pranë Metës për të marrë pjesë nga pushteti që do u dhurojë Berisha. Klosi akuzoi gjithashtu Ilir Metën se me marrëveshjen me Berishën tradhtoi idealin kryesor, me të cilin kjo force kishte marrë mbështetjen e shqiptarëve në 5 vitet e ekzistencës së saj si forcë politike. Klosi sqaroi më tej se pesëshja e përfaqësuesve të LSI, që kundërshtojnë lëvizjen e Ilir Metës, nuk do të krijojnë në rast të largimit nga LSI ndonjë lëvizje tjetër dhe përjashtoi kategorikisht mundësinë e bashkëpunimit me PS.

Ndërsa LSI, përmes një komunikimi nga ana e drejtorit të medias në këtë parti, Dritan Ylli, thekson se 5 përfaqësuesit e LSI, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Mustafa Muçi, Fatos Klosi dhe Ndre Legisi, prej kohësh janë vetëpërjashtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›