E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Energji nukleare me vendet e rajonit, nis bashkepunimi"

Kryeministri Berisha dhe kryeministri kroat Sanader, rane dakord te bashkepunojne me vendet e rajonit per ngritjen e nje Centrali Berthamor per sigurimin e energjise elektrike. "Bashke me kryeministrin Sanader, vendosem te punojme se bashku edhe me vende te tjera te rajonit, si Mali i Zi, Bosnje - Hercegovina, Maqedonia, per te ndertuar nje central te perbashket nuklear", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, Kroacia, ka nje model shume te mire, ate te Kreckos me Sllovenine, duke u shprehur optimist per te ardhmen e ketij projekti. Berisha diskutoi dhe me Presidentin Mesic per bashkepunimin ne kuadrin e energjise nukleare. Presidenti Mesic shprehu kenaqesine, qe vendet tona po bashkepunojne ne kuadrin e energjise nukleare, e cila eshte me e pastra dhe me e domosdoshmja per te plotesuar nevojat e rajonit tone per energji, por edhe per t'i bere vendet tona te pavarura ne aspektin energjetik. Presidenti Mesic theksoi se perfshirja e sa me shume vendeve ne kete projekt, garanton nje mundesi me te madhe suksesi per realizimin e tij. Pak kohe me pare, gjate vizites se kryeministri italian Silvo Berluskoni ne Shqiperi, Berisha deklaroi se ne bisedime ishte pershire edhe ceshtja e Centralit Berthamor dhe ishin lene mundesi, per nje bashkepunim te mundshem ne kete fushe.

Kerkohet pajisja e atyre qe s'kane pasaporte. Falas per shtresat ne nevoje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›