E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konja: Deklarata e PS, provokim i vazhdueshem

Ministria e Brendshme, i ka cilesuar dje deklaratat e Partise Socialiste si jo serioze. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesi i kesaj ministrie, Fatmir Konja, deklaroi se institucioni qe ai perfaqeson veren me shqetesim provokimin e vazhdueshem qe i behet institucionit te Policise se Shtetit. "Duke u gjendur ne nje vakuum politik, Partia Socialiste tenton te godase politikisht ate institucion dhe ata njerez, qe u risollen shqiptareve sigurine e munguar per tete vjet me radhe", sqaroi Konja. Sipas tij, sulmi politik qe drejtohet ndaj atij institucioni, qe arriti te godase me sukses bandat e krimit te organizuar, nuk do te ndikoje aspak ne nje vazhdimesi te suksesshme. Ministria e Brendshme shprehu bindjen se, sulmet politike te Partise Socialiste per te kompromentuar imazhin e Policise se Shtetit, nuk do te cenojne sigurine e konsoliduar tashme te shqiptareve. Sipas Konjes, Ministria e Brendshme ofron mbeshtetjen e saj per oficeret dhe punonjesit e policise ne punen e tyre.D.D

Kryeministri Berisha, garanci nga Presidenti Mesic dhe homologu Sanader per levizjen e lire. Gati gazsjellesi dhe autostrada Transadriatike


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›