Hemilton: “Kualifikuese fantastike!”. Deklaratat e piloteve

Anglezi Luis Hemilton i skuderisë Meklaren do të niset nga "pole-position" në Cmimin e Madh të Japonisë, i programuar për të dielën në cirkuitin e Fuxhit. Përkrah tij, në rreshtin e parë do të jetë shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso. Rreshti i dytë është i rezervuar për dy ferraristët, përkatësisht Kimi Raikonen dhe Felipe Masën. Lideri aktual i kampionati botëror të pilotëve fitoi "pole"-n me kohën 1'25''368, ndërkohë që dy herë kampioni i botës regjistroi kronometrin në kohën 1'25''438.
HEMILTON – Britaniku u ndje tepër i kënaqur pas "pole" të marë në Japoni dhe ndihet i qetë për garën zyrtare: "Kualifikuese fantastike. Makina ishte perfekte. Në kualifikuese humba kohë në kthesën e fundit, por ia dola të fitoja".
ALONSO – Kampioni i botës në fuqi nuk është i preokupuar për kondicionet e pistës. "Objektivi im është të fitoj. I pari apo i dyti nuk bën diferencë, pasi jam në rreshtin e parë. Midis nesh dhe Ferrarit ka shumë pak diferencë".
RAIKONEN – "Mund t'ia arrijmë, gara është akoma e hapur". Kimi Raikonen synon shkallën më të lartë të podiumit të Cmimi të Madh të Japonisë. "Makina jonë u shpreh në nivele optimale, jemi në kufirin e potencialit tonë maskimal".
MASA – Braziliani i Ferrarit u rendit i katërti në provat zyrtare dhe si mision të parë ka ndihmën që duhet t'i japë finlandezit, Raikonen: "Nëse shpresojmë të fitojmë dicka si pilotë, unë dhe Kimi duhet të dalim të parët".
IKLËSTOUN – Bosi i Formula 1, britaniku Bërni Iklëstoun, pohoi se Fernando Alonso ka të ngjarë të tërhiqet nga skuderia anglo-gjermane Meklaren, të bëjë një vit pushim dhe më pas, në vitin 2009 të pilotojë për skuadrën italiane Ferrari.