FLASH/ Usmanov, pranë “rrëmbimit” të Arsenalit

Miliarderi rus Alisher Usmanov po tregohet i papërmbajtshëm në arritjen e qëllimit të tij për të bërë të vetin klubin anglez të futbollit, Arsenalin. Lajmi i fundit që vjen nga Londra, pohon faktin se Usmanov tashmë zotëron 23 për qind të aksioneve të klubit, nga 21 për qind që kishte një javë më parë. Sipas medias britanike, Usmanov derdhi 8.6 milion euro për të blerë 2 përqindshin e fundit. Usmanov është aksioneri i dytë më i madh te Arsenali, pas Deni Fizsman, që zotëron 24 për qind të aksionev. Usmanov deklaroi javën e kaluar se ai dëshiron të ketë një minoritet bllokues, qoftë edhe 25 për qind të aksioneve të klubit. Nëse ai do të ketë 30 për qind, atëherë ai mund të fillojë aksionet për të marrë drejtimin e Arsenalit.
Sise në bankën e të akuzuarëve
Mesfushori i Beshiktashit, Rikardinjo, vendosi të cojë në gjykatë sulmuesin e Olimpikut të Marsejës, Xhibril Sise. I dëmtuar gjatë pjesës së parë të Ligës së Kampioneve në ndeshjen midis dy ekipeve, braziliani akuzoi ndërkombëtarin francez se me ndërhyrjen e tij e kishte privuar dy muaj jashtë kompeticionit. "Për shkak të dëmtimit tim, unë nuk do të luaj për dy muaj dhe kështu nuk do të paguhem. Sise dëshironte të më dëmtonte dhe ia arriti. Tashëm më duhet të ankohem kundër tij. Marsejezët luajtën si kasapë. E vunë re që unë u kërcënoja lojën dhe bënë gjithcka për të më neutralizuar dhe Sise ia arriti", - tha Rikardinjo.
Botërori 2008, nis gara e kandidatëve
Finalet do të luhen vetëm njëmbëdhjetë më pas, por janë të shumta vendet që tashmë kanë shpallur synimin për të organizuar Kampionatin Botëror 2018. Anglia e ka bërë publike synimin e saj për të mikpritur Kupën e Botës, kur më parë e ka organizuar atë në vitin 1966, kur dhe e fituan atë për herë të parë dhe të fundit. Gazeta britanike "Daily Mail" se tashmë në lojë kanë hyrë dhe Rusia e Spanja (organizatore e edicionit 1982) dhe tre shtetet janë duke përgatitur dosierin përkatës, që duhet depozituar në FIFA në vitin 2010. Gazeta sportive portugeze "A Bola" bëri të ditur se dhe Portugalia është e gatshme të hyjë në garë.