Sedorf: “Kemi vetem krizë rezultatesh”

Humbja e së mërkurës me Palermon ka vendosur edhe në një herë në dukje problemet e Milanit në kampionat. Holandezi Sedorf e konsideron krizën si të ardhur prej faktorëve të jashtëm. "Shpirti, fiziku dhe loja janë, është e vërtetë që problemet në fushë ekzistojnë. Një sulm inekzistent dhe gabimet e portierëve na kanë sjellë këto rezultate. Është edhe një herë Kaka, ai që duhet të zgjidhë shumë gjëra në skuadër". Milani nuk po shkëlqen në këtë fillim kampionati, ashtu sic ia ka dalë në Europë, por në Palermo formacioni i Karlo Ancelotit ka bërë një nga ndeshjet më të bukura të vitit. Humbja, megjithatë, në Barbera duket paradoksale, kriza është evidente kur shikon se një nga klubet më të mëdha në Itali në pesë javë kampionat është pesë pikë larg kreut të klasifikimit. Sulmi nuk shkon shpesh te golat, dhe vetëm mesfushorë si Sedorf dhe Kaka nuk mund të mbulojnë mungesën e golave që duhej të realizoheshin nga sulmuesit. Shto edhe gabimet e portierëve, cështja komplikohet edhe më shumë. Megjithatë, Klarens Sedorf kërkon të sjellë pak qetësi në shtëpinë kuqezi. "Kriza ësht, por është vetëm krizë rezultatesh, që kanë ardhur edhe nga padrejtësitë. Nuk jemi në krizë mentale, në anën fizike dhe në lojë". Rasti për t'u rinisur është sfida me Katanian. "Kemi gjithë këtë zëmërim brenda dhe do ta demmonstrojmë".
Holandezi, i cili po luan këtë sezon në një pozicion më të avancuar në mesfushën ofensive thotë: " Një nga objektivat e mi në këtë kampionat është ts shtoj numrin e golave të shënuar, që zakonisht kanë qenë pesë ose gjashtë në sezon. Në pozicionin ku po luaj më ka lejuar që të tregoj cilësitë e mia për të shënuar. Duke parë dhe sezonin e kaluar jam i bindur se këtë sezon do të shënoj dhjetë gola. Kundër Palermos goli erdhi pasi u gjenda në zonën e vogël". Sedorf flet edhe për Milanin: "Kur erdha te Milani u bashkova me një projekt, një filozofi jete. Vendosa ta filloja këtë aventurë të re dhe deri më sot gjendem shumë mirë. Këto janë vendime të rëndësishme që duhen menduar mirë përpara se merren". Sedorf jep edhe një vlerësim për shokun e tij të skuadërs, Gurkuf: "Hoanin e cmoj qoftë si person ashtu dhe si futbollist. Vitin e kaluar i qëndrova shumë afër, ndërsa këtë vitjam larguar pak pasi mendoj se një lojtar duhet të jetë në gjëndje të kompletohet vetë në rritjen e tij. Megjithatë duhet treguar durim pasi është një lojtar i vlefshëm për Milanin dhe do të bëjë shumë Milanin. Ne e ekmi pranuar Gurkufin si një nga ne, tani i takon atij të dëshmojë rritjen e tij".