E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuster: “Roben dhe Robinjo ndryshuan lojën”

"Ne nuk e dimë kurrë se si një ndeshje do të rrjedhë përpara fillimit të saj", - tha trajneri gjerman i Realit të Madridit, Bernd Shuster, pas fitores 2-0 me Real Betis (golat nga Raul me penallti dhe Baptista). "Ne ishim duke humbur durimin dhe kontrollin në mbrojtje, dhe rivalët tanë ishin duke pasur gjithmonë e më shumë shanse. Prandaj është shumë e rëndësishme të kesh opsione në bankinë. Duke futur në lojë Robenin dhe Robinjon ishte shumë e rëndsishme pasi ata i dhanë më shumë shpejtësi dhe jetë ndeshjes. Në përmirësuam situatën në ballafaqimet një-për-një, dhe kjo ndryshoi ndeshjen", - deklaroi Shuster, i cili pranoi se me lojën e ngadaltë i kishin dhënë më shumë favore Betisit. Hulio Baptista, autori i një goli të mrekullueshëm vulosi dhe fitoren e Realit 2-0. "Unë isha me fat, por kjo do të më ndihmojë të ritem. Ishtë një mundësi që unë e shfrytëzova në maksimum", - tha braziliani. "Unë përpiqem të bëj punën time sa më mirë dhe jap gjithcka timen kudo që trajneri mendon se munds të luaj. Ne punojmë si një ekip këtu".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›