E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, Abramoviç nuk lejon më gabime

Celsi dhe trajneri i ri i tij, Avram Grant do të tentojnë të regjistrojnë përballë Fulhamit fitoren e parë në kampionat, qysh prej 25 gushtit, kur lideri i ligës angleze, Arsenali do të luajë në transfertë me Uest Hemin, Mancesteri do të udhëtojë në Birmingam dhe Liverpuli në transfertë me Uiganin.
CELSI - Fitorja e Celsit në Kupën e Ligës të mërkurën përballë Hull (4-0) u dha pak buzëqeshje "bluve". Ky sukses edhe pse ndaj një kundërshtari shumë mesatar që vjen nga kategoria e dytë angleze, i dha pak dritë periudhës negative që po përshkon klubi. Takimi kundër Fulhamit, në derbin e perëndimit të Londrës, ditën e shtunë, është rasti më i mirë për të bërë një figurë të mirë edhe në kampionat. Terri me shokë nuk kanë fituar një ndeshje qysh nga takimi me Portsmuthin (1-0), më 25 gusht. Celsit nuk i lejohen më gabime. Gjithcka tjetër përvec fitores, do ta vinte në presion Avram Grantin, i cili duket larg fitimit të zemrës së lojtarëve dhe tifozëve, dhe do të shikonte rivalët e tjetër të largoheshin në mënyrë të rrezikshme. Arsenali zotëron pesë pikë më shumëdhe një ndeshje më pak se "Blutë".
ARSENALI- Në Uest Hem, në një tjetër derbi londinez dhe përballë "deles së tyre të zezë" (tre humbje dhe një barazim gjatë katër ndeshjeve të fundit), "Topcinjtë" dëshirojnë të vazhdojnë debutimin impresionues të këtij sezoni. Të pamundur, teknikisht të përsosur, shumë më të pjekur taktikisht, lojtarët e Arsen Vengerit dëshirojnë të marrin tri pikët maksimale, për të ruajtur kryesimin dhe për të thelluar ndoshta dhe diferencën.
LIVERPULI – Ashtu si Celsi, Liverpuli, nuk ka zgjidhje tjetër zgjidhje, përvec fitores. Të "Kuqtë", që në dy ndeshjet e fundit kanë arritur barazime pa gola si ndaj Birmingamit ashtu dhe ndaj Portsmuthit (0-0). Edhe pse trajneri Rafa Benitez ka zbatuar një politikë rotacioni në skuadër, duket se kjo nuk ka dhënë rezultat. Rasti më i dukshëm, ishte mosaktivizimi i Fernando Torresit, i cili shënoi tre gola në fitoren e Kupës së Ligës kundër Riding (4-2), pritet të mos luajë të shtunën kundër Uiganit.
MANCESTERI – "Makina" Mancester Junatid ndodhet në rrugë të mbarë pas konfuzionit në fillim të kampionatit. Me katër fitore në kampionat, ku më e rëndësishmja është ajo e së dielës së kaluar kundër Celsit (2-0) , "Djajtë e kuq" janë lëshuar fuqishëm në mbrojtje të titullit kampion. Transferta me të porsa ngjiturit Birmingam Siti nuk përfaqëson ndonjë pengesë të madhe për lojtarët e Sër Aleks Fergusonit. Menaxherit skocez i duhet të kujdeset për të ruajtur formacionin më të mirë edhe për ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Luis Saha, sërish i rikrthyer në formë, mund të debutojë në kampionat qysh prej ndeshjes së tij të fundit, më 27 shkurt 2007.

Premier League
Java VIII
Sot, 29 shtator
Mancester Siti-Njukasëll
Derbi-Bolton
Sanderlend-Blekbërn
Uest Hem-Arsenal
Uigan-Liverpul
Celsi-Fulham
Portsmuth-Riding
Birmingam-Manc.Junaitid
E diel, 30 shtator
Everton-Midëllsbrou
E hënë, 1 tetor
Totenhem-Aston Vila

Renditja
1.Arsenal 16
2.Mancester U.14
3.Mancter Siti 13
4.Liverpul 12
5.Njukasëll 11
6.Celsi 11
7.Uest Hem 10
8.Aston Vila 10
9.Everton 10
10.Blekkbërn 9
11.Portsmuth 9
12.Uigan 8
13.Midëlsbrou 8
14.Birmingam 8
15.Sunderland 8
16.Riding 7
17.Fulham 6
18.Totenhem 5
19.Bolton4
20.Derbi 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›