Spaletti: “Bazoj gjithçka te kolektivi”

Luciano Spaleti flet për ndeshjen e madhe të sotme kundër Interit. "Duhet të shprehemi përmes kolektivit. Pres një ndeshje të vështirë, në ndeshjen e fundit Interi tregoi se ishte në rritje" - tha tekniku verdhekuq në prag të supersfidës. "Ne duhet të jemi ata të cilët kemi qenë në dy vitet e fundit, që do të thotë se duhet të shprehemi përmes kolektivit pasi kundërshtarët në individualitete kanë disa avantazhe. Ndonjëherë kolektivi më i mirë mund njëmbëdhjetë më të mirët. Ne do të shkojmë përpara në rrugën tonë Dimë si të sillemi dhe cfarë të bëjmë, për të shmangur rrezikun dhe krijuar dyshime". Në lidhje me deklaratën e Totit, se i interesonte më shumë të fitonte në Mancester, Spaleti thotë: "Jam i bindur që Toti, mes ae kam para edhe në stërvitje, mendon si mua, që duhet të luftojmë si një kolektiv për të fituar me Interin dhe fillimisht duhet të përqendrohemi me në sdidën e nesërme (sotme)". Spaleti lëshoi edhe një mesazh për trajnerin e Interit, Mancini, me të cilin kishte shkëmbyer më parë replika në distancë: "E përshëndes përzëmërisht, ashtu sic kam bërë gjithmonë. E vlerësoj pas stërivit Interin, një skuadër të madhe".