Hemilton, "princi" i Monakos
Luis Hemilton ka fituar për herë të parë në karrierën e tij në Formula 1, Çmimin e Madh të Monakos, duke triumfuar në rrugët e principatës pas një gare plot emocione ku ka ndodhur thuajse gjithçka. Në pistën e lagur nga shiu ka pasur shumë parakalime dhe përplasje, por në fund ishte Hemilton ai që ka prerë vijën e finishit pas dy orëve, pasi pilotët nuk kanë mundur të kompletojnë 78 xhirot e parashikuara për shkak të hyrjes së makinës së sigurisë. Ka qenë një fitore e siguruar, pavarësisht problemeve që shoqëruan fillimin e garës për Hemilton, i cili u përplas me barrierat mbrojtëse. Më e dëmtuara nga kjo garë doli Ferrari, e cila u nis me dy makinat e saj në vendet e para, por vetëm Felipe Masa arriti të ngjitej në podium,duke siguruar vendin e tretë. Ditë për t‘u harruar për Raikonen, i cili e përfundoi garën në vendin e nëntë, duke humbur edhe kreun e renditjes së kampionatit. Në këtë mënyrë, gara e principatës mbetet një tabu për Ferrarin, që ka regjistruar suksesin e fundit në rrugët e Monakos në vitin 2001.
Gara filloi me emocione, pasi Kovalainen mbetet i bllokuar në xhiron e nxemjes dhe detyrohet të nisë garën nga bokset. Ndërkohë, Masa ruan vendin e parë, por Hemilton arrin të parakalojë Raikonen. Por intensiteti i shiut rritet dhe pilotët detyrohen të mbajnë distancë nga njëri-tjetri për të shmangur përplasje të mundshme. Në xhiron e gjashtë, Hemilton përplaset me murin dhe hyn në bokse për të ndërruar gomën, duke u kthyer në pistë në vendin e pestë. I njëjti problem i ndodh edhe Alonsos, i cili më pas godet edhe Haidfeld në tentativë parakalimi. Pak xhiro më vonë, një aksident mes Kultard dhe Burde bën që në pistë të hyjë makina e sigurisë. Më pas fillojnë gabimet e njëpasnjëshme të Ferrarit. Fillimisht është Raikonen që dënohet për një zëvendësim gomash të vonuar, ndërsa më pas është Masa që merr një kthesë gabim, duke i lënë vendin e parë polakut Kubika. Shiu pushon dhe pista fillon të thahet, ndërsa Hemilton përfiton nga rifurnizimet për të marrë vendin e parë në renditje, duke u shkëputur menjëherë ndjeshëm nga ndjekësit. Kubika arrin të mbajë pas Masën, duke mbrojtur vendin e dytë në renditje. 17 xhiro para fundit, Rosberg shkatërron Uilliamsin e tij, duke gabuar kthesën dhe në pistë futet përsëri makina e sigurisë që rihap luftën për vendin e parë dhe që vendos përfundimisht mbylljen e garës brenda dy orëve, ndonëse nuk do të plotësohet numri i xhirove. Por me largimin e makinës së sigurisë, Raikonen gabon në daljen nga tuneli, duke u përplasur me Sutil të Force India, i cili deri në ato momente gjendej në vendin e katërt. Finlandezi i Ferrarit arrin të vazhdojë garën në vendin e nëntë, ndërsa piloti gjerman tërhiqet, duke mos mbajtur lotët pas kthimit në bokset e skuadrës. Si rrjedhojë, pas Hemilton, Kubikas dhe Masës, përfundojnë në radhë Veber, Vetel, Barrikelo, Nakazhima dhe Kovalainen. Si rrjedhojë e këtij rezultati, Hemilton rimerr kreun e klasifikimit të kampionatit me 38 pikë, i ndjekur nga Raikonen me 35, Masa me 34 dhe Kubika me 32.
Renditjet
Pilotët
L. Hemilton 38
K. Raikonen 35
F. Masa 34
R. Kubika 32
N. Haidfeld 20
M. Veber 15
H. Kovalainen 15
J. Truli 9
F. Alonso 9
N. Rosberg 8
K. Nakazhima 7
S. Vetel 4
R. Barrikelo 3
Xh. Baton 3
S. Burde 2
Konstruktorë
Ferrari 69
MekLaren 53
BMV Sauber 52
Uilliams 15
Red Bull 15
Tojota 9
Reno 9
Honda 6
Toro Roso 6