Japonia mbeshtet financiarisht Europen

Japonia deklaron zyrtarisht mbështetjen e Europës kundër krizës. Janë pikërisht 60 miliardë dollarë të vëna të derdhura në Fondin Monetar ndërkombëtar nga ana e Japonisë si kontribut për zgjidhjen e krizës në Europë. Me këtë kontribut Japonia bëhet vendi i parë jo europian që derdh fonde të reja për fuqizimin e mbrojtjes ndaj krizës së borxheve sovrane europiane. Ministri japonez i Financave Jun Azumi ka deklaruar nga Tokio mbështetjen për Europën.
Në takimin e ardhshëm të përbashkët të G20 dhe FMN kemi në program të shpallim zyrtarisht mbështetjen tonë me një financim prej 60 miliardë dollarësh amerikan. Më konkretisht Japonia ka ngritur një fond të vecantë të jashtëm në llogari të këmbimit valutor të cilat do t’i shtohen kredisë së FMN.
Njoftimi i Japonisë vjen në kuadër të takimit mes FMN dhe BB dhe në takimin e krerëve të financave të G20 në Uashington. Vendet e Eurozonës janë angazhuar të kontribuojnë me rreth 200 miliardë dollarë në shtimin e fondit të FMN në mbështetjen e vendeve në vështirësi të krizë sfinanciare, ndërsa shtetet e tjera të BE kanë kontribuar me 50 miliardë dollarë. Ekonomi të tjera përfshirë edhe tregjet emergjente si Kina, Brazili dhe Rusia kanë shprehur gatishmërinë e tyre për kontributin në FMN por kërkojnë të mbajnë një fuqi më të madhe votimi në këmbim të këtyre fondeve.
Ministri i Financave Azumi ka thënë se fuqizimi i financimeve të FMN është shumë i rëndësishëm
Jo vetëm për Eurozonën, por edhe për Japoninë dhe vendet e tjera aziatike, besojmë se është i rëndësishem fuqizimi i financimeve të FMN, në mënyrë që të gjejmë masat e nevojshme për të garantuar fundin e krizës
Instituti i Uashingtonit, që reagon si një kreditues i emergjencave për qeveritë në vështirësi, në muajin janar ka kërkuar një shtim të burimeve të fondit me 600 miliardë dollarë si burime shtesë për ndihmën që do tu jepet vendeve të goditura nga rrëzimet ekonomike dhe financiare në Europë.
Ndërkohë në një intervistë për të përditshmen franceze “le Monde”, shefja e FMN Christine Lagarde ka deklaruar se fondi ka nevojë për më shumë se 400 miliardë dollarë shtesë, duke shtuar se jam e vendosur se brenda fundit të kësaj jave do të arrijë një shumë të konsiderueshme.