E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hemofiliket, 80% me hepatit

Rreth 80 per qind e te semureve, qe vuajne nga hemofilia, kane edhe nje semundje tjeter te rende, ate te Hepatitit B apo C. Sipas te dhenave nga shoqata, kjo semundje eshte marre per shkak te mungeses se medikamenteve apo formave te tjera alternative qe perdoren per te kuruar keta paciente. "Ne vendin tone jane afersisht 300 persona, te cilet vuajne nga semundja e hemofilise, por rreth 80 per qind e tyre vuajne nga semundje te tjera te renda, sic jane hepatitet B dhe C", ka pohuar kryetarja e Shoqates se Hemofilikeve, Vera Minga. Sipas saj, duke pare keto veshtiresi duhet qe mbeshtetja nga qeveria dhe shteti te jene me e madhe.

E ndersa, pasojat e semundjes jane te renda, jane familjaret, ata qe kerkojne mbeshtetje nga shteti dhe nga qeveria. Sipas tyre, ndihma ekonomike qe marrin per femijet, por edhe te rriturit eshte e paperballueshme, ndersa kujdesi qe duhet per te vegjlit eshte maksimal. "Dy femijet e mi jane te lindur me hemofili, kurse pagesa qe marr per ta eshte vetem 80 mije leke te vjetra, te cilat shpenzohen vetem per nje rruge qe une bej ne Tirane. Nderkohe qe bashkeshortja eshte gjithe diten e lidhur pas tyre, duke i marre nga shkolla ne menyre qe te mos vriten e rrezohen, pasi pasojat jane shume te medha", eshte shprehur Ded Leka, nje prej prinderve te hemofilikeve. Sipas tij, per te ndjekur nje femije hemofilik eshte shume e veshtire dhe kerkohet shume mbeshtetje nga shteti. Nga ana tjeter, zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj, deklaroi se per vitin 2008-te, Ministria e Shendetesise ka pergatitur dhe ka gati draftin, i cili do te publikohet ne fund te ketij muaji per mbeshtetje me te madhe per te semuret e kesaj kategorie. "Ky draft i pergatitur nga ana jone parashikon se ka nje rritje ne masen 25 per qind te buxhetit per trajtimin e te semureve me hemofili", eshte shprehur Ivanaj. Nderkohe qe per keta persona ende nuk eshte bere rimbursimi i medikamenteve.

Per te mbeshtetur femijet, por edhe te semuret hemofilike, bashkeshortja e Presidentit, Teuta Topi, ka premtuar dhe ndihma maksimale per keta paciente. "Deshira ime do te ishte qe ky takim te jete sa me frytdhenes dhe ne fund te tij te gjithe te dalim me detyra konkrete e sa me te realizueshme. Gjithashtu, une ju siguroj, ne radhe te pare si qytetare dhe ne radhe te dyte si zonje e pare, qe do te keni mbeshtetjen time te plote dhe se ndihma ime do te jete e pakursyer", ka pohuar bashkeshortja e Presidentit, Teuta Topi.

C'eshte hemofilia

Hemofilia eshte nje semundje gjaku e trashegueshme nga prinderit gjenetike, e pasherueshme, te cilen e trashegojne kryesisht meshkujt. Ne trupin e tyre mungon faktori 8 dhe 9, i cili sherben per mpiksjen e gjakut. Trupit te femijes i mungon aftesia per te pushuar gjakrrjedhjen (kolaugimin) dhe i mungojne proteinat ose vetite e proteinave te nevojshme per te ndodhur mpiksja e gjakut. Keshtu kjo transmetohet nga mamaja te djali. Por mamate vete nuk e kane kete crregullim. Ka tipe te ndryshme hemofilie. Disa individe me hemofili mund te perjetojne kercenime per jeten thjesht nga nje rrethane si p.sh., vajtja te dentisti. Njerez te tjere me forma me te buta te hemofilise mund te kete shume vende te mavijosura te vogla ose te medhaja. Ne te gjithe boten jane rreth 400 mije hemofilike, ndersa ne Shqiperi te diagnostikuar dhe publikuar jane mbi 300 te semure.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›