E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtor shkolle, ja kriteret e reja

Luljeta Ndoka

Te behesh drejtor shkolle apo kopshti nuk do te mjaftoje vetem arsimi i larte dhe disa vjet eksperience pune. Nje grup pune i ngritur nga Ministria e Arsimit ka percaktuar kritere te reja, si dhe nje kohezgjatje te caktuar mandati. Kesisoj, nje rendesi te vecante do te kete kualifikimi nepermjet atestimit te mesuesve, rezultati qe eshte marre atje, si dhe eksperience pune si nendrejtor shkolle. Nje gje e tille behet me qellim qe te rritet niveli menaxhues dhe drejtues i shkollave publike te vendit.

Ndryshimet

Me urdher te posacem te ministrit te Arsimit dhe Shkences eshte ngritur nje grup pune, i cili ka per detyre t'i paraqese propozime rreth procedurave te emerimit te drejtorit te shkolles, nendrejtorit, mesuesit, personelit ndihmes ne shkolle, si dhe te zevendesimit te mesuesve me paaftesi te perkohshme ne pune. Keshtu, mandati i nje drejtori shkolle do te jete kater vjet. Sipas propozimeve te grupit te punes, kur drejtori mbush kater vite te plota te njepasnjeshme shkollore, hapet konkurrimi per vendin e tij. Gjithashtu, mandati i nje drejtori mund te perseritet pa kufizim. Per sa u perket kritereve, Ministria e Arsimit ka vendosur qe te emeroje drejtore shkolle nje kandidat qe te kete te pakten kategorine e dyte te kualifikimit te mesuesve dhe te kete qene nendrejtor shkolle per te pakten nje vit shkollor. Nga ana tjeter, kandidat potencial do te jete edhe nje mesues qe i eshte nenshtruar provimit te kualifikimit dhe eshte vleresuar me me lart se "mjaftueshem". Kjo do te thote se ai duhet te kete marre gjate atestimit "Mire" ose "Shume mire". Gjithashtu, ai duhet te kete marre deshmine e drejtuesit te shkolles (nese eshte mundesuar marrja e kesaj deshmie). Keto kritere mesohet se do te hyjne ne veprim duke filluar nga viti shkollor 2008-2009 dhe vlejne per ata qe kane mbushur te pakten kater vite te plota te njepasnjeshme shkollore si drejtore.

Emerimet

Bordi i shkolles perzgjedh dy kandidate per drejtor ne mes aplikuesve dhe ia dergon bordit te arsimit ne forme propozimi. Ndersa do te jete pikerisht bordi i arsimit, ai qe do te perzgjedhe njerin nga dy kandidatet. Edhe per sa i perket emerimit, eshte pikerisht bordi i shkolles qe hyn ne "loje". Keshtu, ky bord vendos qe t'i propozoje bordit te arsimit shkarkimin e drejtorit. Edhe ne kete rast, bordi i arsimit merr vendimin per shkarkim. Sipas udhezimit qe kane hartuar specialistet e grupit te punes ne MASH, ministri dhe vetem ai ka te drejten te shkarkoje nje drejtor pa ndjekur procedurat e mesiperme. Ndersa behet e ditur se ky dokument vlen edhe per drejtorin e kopshtit publik. Por c'jane keto struktura? Bordi i arsimit ngrihet ne nivel zone qe eshte nen juridiksionin e nje Drejtorie Rajonale Arsimore apo zyre arsimore. Kjo strukture ka ne perberje perfaqesues nga DAR/ZA perkatese, qeveria lokale perkatese dhe kryetarin e bordit te shkolles perkatese. Emerimi dhe shkarkimin i nje drejtori mund te kryhet sipas dy lloje procedurash: Nga bordi i shkolles dhe bordi i arsimit, vetem nga bordi i arsimit ose nga bordi i nje shkolle merr pjese ne emerimin dhe shkarkimin e nje drejtori vetem kur permbush disa kushte paraprake.

Atestimi, kriter i rendesishem per t'u zgjedhur

Atestimi i bere me qellim kualifikimin e arsimtareve, pas te cilit ata mund te perfitojne dhe rritje page, eshte nje kusht i rendesishem per t'u bere drejtor shkolle. Megjithate, kushti nuk eshte vetem qe te kesh marre pjese ne atestimin me shkrim, por edhe te kesh dale me rezultate te mira. Kandidatet per drejtore nuk kane shanse te behen te tille nese nuk kane marre me shume se vleresimi "mjaftueshem"

Kriteret per emerimin e drejtoreve:

Te kete te pakten kategorine e dyte te kualifikimit te mesuesve.

Te kete qene nendrejtor shkolle per te pakten nje vit shkollor.

Nese i eshte nenshtruar provimit te kualifikimit, te jete vleresuar me me lart se "mjaftueshem".

Te kete marre deshmine e drejtuesit te shkolles (nese eshte mundesuar marrja e kesaj deshmie).

Keto kritere hyjne ne veprim duke filluar nga viti shkollor 2008-2009


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›