E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, mundesi formimi profesional ne Itali

Formim profesional per te rinjte ne vendin fqinje, pikerisht ne Itali, ka qene thelbi i marreveshjes se nenshkruar nga ministri i Punes, Kosta Barka dhe drejtori i Pergjithshem i Rajonit te Kampanjes dhe Consorciume Lecole te Italise. Sipas kesaj marreveshjeje, ky projekt do te sjelle nje eksperience pozitive pas nje studimi dymujor, nderkohe qe do te jete nje pasqyre e tregut te punes sot, si dhe kerkesave te tij per fuqi punetore. Pas fazes se pare, marreveshja parashikon celjen e kurseve profesionale pa pagese per punekerkuesit shqiptare, te cilet pas perfundimit te trajnimit do te jene te gatshem t'i pergjigjen kerkesave te tregut te punes dhe te punesohen qofte ne Itali, ne Shqiperi, apo ne cilindo vend te BE. Sipas perfaqesuesit te Rajonit te Kampanjes, ky bashkepunim do te beje te mundur orientimin e te rinjve shqiptare drejt formimit profesional ne ato profesione qe sot jane me te kerkuarat ne tregun evropian. Kjo do te ndikoje duke ulur jo vetem papunesine, por edhe duke krijuar mundesi qe ne tregun italian te punes Shqiperia te perfaqesohet denjesisht me njerez te pergatitur profesionalisht. Nderkohe qe do te sjelle edhe minimizim te numrit te emigranteve ilegale dhe te pa profesion. Kjo eksperience vjen pas zbatimit te saj me Rumanine, ku me shume se 7 mije persona paten mundesine te trajtohen profesionalisht, ndersa nje pjese e mire e tyre arriten te sigurojne vende pune ne kompanite me me ze italiane.

Punesimet sezonale

Gjate viteve te kaluara, Ministria e Punes ka negociuar me shtetet fqinje per punesimit sezonale dhe pikerisht me Italine. Keshtu, gjate vitit te kaluar mendohet se kane perfituar rreth 4500 persona nga vendi yne nje punesim sezonal ne Itali. Sipas marreveshjeve, keta persona duhet te zbatojne kushtet dhe afatet e percaktuara nga pala tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›