Saranda e rrethuar nga Kështjellat
17/04/2005 Saranda është qyteti që ka më shumë monumente kulturore në të gjithë Shqipërinë. Duke nisur që nga qyteti antik i Butrintit, Finiqi apo kështjellat e famshme antike si ajo e Lëkursit a Venecias...qyteti bregdetar bëhet dhe një zonë shumë grishëse për turizmin kulturor. Sipas drejtorit të drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës, Luan Sejdini janë marrë të gjitha masat, që ky vit të trefishojë vizitorët në monumentet e kulturës dhe vlerat arkeologjike të Sarandës, duke shtuar këtu edhe Delvinën. Sejdini, përveç evidentimit të këtyre vlerave, thotë se këtë vit i është kushtuar rëndësi e veçantë dhe shërbimit turistik.
Përveç pritjes së pushuesve, Saranda të jep mundësinë e peligrinazhit kulturor nëpër qendrat e shumta antike që ka kjo zonë. Cila është situata e monumenteve?
Një nga detyrat tona është mbështetja e turizmit kulturor. Në radhë të parë opinioni duhet të jetë i qartë se çfarë është turizmi kulturor. Jo vetëm opinioni nganjëherë, por edhe opinionistët ata që formojnë opinionin dhe gazetarët nuk janë të qartë me ato që thonë për monumentet e kulturës dhe rolin e tyre në zhvillimin e një komuniteti. Ata shpeshë herë nuk e kanë të qartë se çfarë kërkojnë nga turizmi kulturor. Për këtë, qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë përgatitur të gjithë infrastutkturën e nevojshme për vizitueshmërinë e vlerave kulturore jo vetëm në verë, por në çdo stinë.
Sa monumente ndodhen në rrethin e Sarandës dhe cila është shtrirja e tyre gjeografike?
Në potencë kemi 114 monumente kulturore, të cilat ndodhen të shtrira në rajonin jugor të vendit, që kap rrethet Delvinë dhe Sarandë. Pjesa e bregdetit ka një mbushje ose një dëndësi të monumenteve, të cilat kapin çdo njësi të rajonit, pra në çdo pikë që të ndodhet një turist ka afër edhe monumentin e kulturës. Këto pjesë të historisë së popullit tonë janë të ndara në disa kategori, ku më të shumtat qëndrojnë në rrethin tonë. Kemi qytetet antike, të cilat rajoni i Sarandës i ka me shumicë. Kemi pikën kryesore të vlerave kulturore, Butrintin, monument kulturor i mbrojtur nga UNESCO, kemi qytetin antik dhe kryeqëndrën e Epirit, Finiqin, kemi Çukën e Ajtoit një kryevepër nga pikëpamja arkitekturore dhe, nga pikëpamja e ndërtimit në reliev, kemi qytetin e Malcanit, që i ka të gjitha fazat e qytetërimit. Duke filluar që nga periudha helenistike është qyteti antik i Ripsit, i eksploruar me ekspedita arkeologjike, kemi qytetin e Palomanastros. Dhe veç këtyre që përmendëm më lart, kemi dhe qëndra të banuara, të cilat janë në formën e rrënojës, siç është Kamenica një kryevepër e trashëgimisë sonë urbane, e cila është ndërtuar në formën e një qyteze, ku ruhet ende urbanistika e qytetit. Në këtë qytezë antike ruhen kishat, tregu dhe të gjithë elementët që tregojë jetën dhe aktivitetin e një qyteze.
Një nga vlerat e trashëgimisë janë dhe kështjellat, cilat janë ato që e bindin një turist të vijë në Sarandë?
Janë të njohura: kalaja e Butrintit, me muret rrethuese, akropoli dhe muret rrethuese të Finiqit, të cilat janë të veçanta nga madhësia dhe stili i të ndërtuarit të tyre. Një nga vlerat e vërteta është dhe muri i Hundëcovës, një mur antik. Ajo që është bërë simbol i Shqipërisë në turizmin kulturor është kalaja e Lëkurësit. Kjo ka qënë një rrënojë, e cila që nga braktisja e repartit ushtarak nuk shkelte këmbë njeriu, megjithëse ishte shumë afër Sarandës. Sot, kjo kështjellë është bërë pika më e vizitueshme që tërheq numërin më të lartë të vizitorëve nga vendi dhe shtete të ndryshme evropiane dhe Amerika. Objektet e trashëgimisë në Sarandë, këto vitet e fundit, janë bërë si simbol i vizitorëve. Këto monumente të trashgimisë kulturore nuk janë të njohura vetëm nga historia dhe pikëpamja e ndërtimit, por dhe nga puna për t'a kthyer punën tonë në publicitetin e nevojshëm për to, brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër vizitueshmëria në to është bërë e domosdoshme për ekzistencën e tyre
Cilat janë disa nga investimet e fundit në objektet e trashgimisë kulturore që ju përmendët?
Ne jemi dhe bashkëjetojmë me monumentet. Janë tërhequr disa fonde nga qeveria dhe donatorë të ndryshëm për mirëmbajtjen e vlerave. Kështu është punuar për rehabilitimin e Manastirit të Mesopotamit, atij të 40 Shenjëtorëve, Pallatit të Trikonkës dhe disa objekte të tjera, në të cilat puna vazhdon edhe tani. Për të qënë realistë, investimet janë simbolike, por ne kemi kërkuar që të jemi të saktë me punën tonë, për të krijuar një vizitueshmëri të qëndrueshme jo vetëm në verë, por në çdo stinë të vitit. Duat të theksoj se po investojmë me mundësitë e vogla po i shfrytëzojmë për zbutjen e dhimbjes në monumente. Nga ana tjetër, dua të vlerësoj një nismë të Ministrit të Kulturës Blendi Klosi, i cili ka krijuar grupin rinor “Miqtë e Monumenteve”. Ky grup po realizon pastrimin e disa sasive të gurit aktualisht në Manastirin e “40 Shenjëtorëve”, për të vazhduar më tej me disa punë vullnetare në qëndra të tjera arkeologjike të rajonit.
Bashkë me ne, “Miqtë e monumenteve” janë pranë pikavë të trashëgimisë kulturore me punën e tyre, për t’i jetëzuar këto monumente të cilat kanë nevojë vazhdimisht, për dorën e njeriut.
Çfarë planesh keni për monumentet që janë në fshatra apo zona periferike të Sarandës?
Paralel po punohet edhe për të gjitha vlerat e tjera që janë jashtë Sarandës e deri në Konispol, që të kthehet vzitueshmëria tek to sa më shpejt. Kemi hartuar projekte të ndryshme me donatorë dhe organizma të ndryshme, për ruajtjen dhe rifreskimin e vlerave. Jemi të sigurtë që ato sot janë të panjohura nga turistët, por nesër do të jenë pjesë e pandarë e jetës së zhvillimit kulturor në Sarandë. Kujdesi duhet treguar dhe nga pushteti vendor në këto zona, pasi janë objekte të çmuara dhe duan një opinion të qartë që të krijohet tek këta njerëz të komunitetit, për ta parë monumentin si pronë dhe si pjesë e historisë së tyre.
Cilat objekte ndeshe në çastin parë një turist, ku vjen në Sarandë?
Sapo zbret në Sarandë një vizitor ndeshet fillimisht me objektet dhe monumentet që janë më pranë qyteteve dhe me pranë qëndrave të banuara dhe infrsastukturës që lejon një gjë të tillë. Butrinti, Lëkurësi, 40 shenjëtorët, Mesopotami, kompleksi islamik në Delvinë janë të prekshme nga vizitori, sepse ekziston një infrastukture e ngritur rrugore. E them me shumë optimizëm se bashkë me këtë pranverë, mund të presim një fluks turistësh sado i madh qoftë ai. Ekziston gjithë gadishmëria, gjithë dëshira jonë që këtë fluks ta përballojmë dhe t’i shërbejmë me një shpejtësi të lartë në plotësimin e kushteve të nevojshme. Kemi krijuar të gjithë sinjalistikën e nevojshme, guidat dhe udhërrëfyesit e domosdoshëm dhe një mjedis funksional për vizitën.
Çfarë ngelet për të bërë në këtë aspekt, në mënyrë që turistët të kenë kushte sa më të favorëshme?
Ajo që mbetet për të bërë akoma është përmirësimi i shërbimit në qendrat antike. Doja të thoja se, duhet ngritur një shërbim i ri pranë qëndravë antike, për t’i shërbyer në kohë turistit për çdo kërkesë të tij. Një nga planet tona për të ardhmen është botimi i një harte, ku të pasqyrohen të gjitha monumentet e rajonit jugor të vëndit dhe vlerat që ato kanë.
A shpresoni në një rritje të numrit të turistëve në këtë vit?
Duke parë dhe statistikat e vitit të kaluar, duke marrë parasysh dhe vërejtjet e një viti më parë, mendoj se do të kemi një dyfishim të vizitorëve. Por, nga ana tjetër, dua të theksoj se Saranda duhet të ketë kujdes me çmimet në sezonin turistik. Nuk duhet diferencuar turisti, pasi kjo sjell humbje në radhe të parë për Sarandën dhe humbja përcillet edhe në turizmin kulturor. Për mua, do ishte me interes që çmimet të uleshin për të joshur turistët dhe jo t' largojmë, siç ka ndodhur më parë. Numri i turistëve në vlerat kulturore ka shkuar një vit më parë në 50 mijë, mendoj se këtë vit kjo shifër do të arrije në 65 mijë dhe 20 përqind e vizitorëve do të jenë të huaj.