Italianët, “Alo” po vjen një ngarkesë e dyshimtë

17/04/2005 Falë informacionit në kohë, doganat shqiptare kanë përfituar 1.3 miliardë lekë
Një “Alo” nga dogana fqinje dhe për kamionin që hyn në doganën shqiptare vëmendja është në maksimum. Mund të jetë një rast kontrabande, por dhe trafiku narkotikësh, për të cilën shteti fqinj ka dyshime të mëdha dhe i duket me vend të lajmërojë autoritetet doganore. I gjithë procesi në fjalë, njihet nga doganat si informacioni “alarm parandalues”, që aplikohet për të gjitha ngarkesat e dyshimta drejt vendit tonë. Dhe rezultatet kanë qenë të dukshme, pasi në një vit numri i “alo-ve” që kanë rritur vëmendjen e autoriteteve shqiptare ka qenë 7805 dhe impakti financiar në një vlerë prej 1.3 miliardë lekësh. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e vlerëson si të shkëlqyer bashkëpunimin me autoritetet doganore italiane”, thotë Shpëtim Idrizi, duke vlerësuar predispozicinin që kanë patur autoritetet doganore italiane për ta respektuar marrëvshjen, madje përtej detyrimit. Kështu, marrëveshja nënkupton se për ngarkesa mbi 25 mijë euro, për të cilat doganierët italianë krijojnë dyshime, të lajmërohen menjëherë autoritetet doganore shqiptare. Kjo bëhet nga të katër portet e Italisë: Brindizi, Bari, Ankona dhe Trieste drejt dy porteve shqiptare, Durrës dhe Vlorë. “Lajmërimet janë jo vetëm për ngarkesat e bëra në Itali, por që kalojnë nëpërmjet Italisë nga vendet e BE-së dhe jo vetëm për shifra mbi 25 mijë euro, por dhe për shifra fare të vogla”, shpjegon zëdhënësja e doganave, Albana Veleshnja. Kështu, sipas të dhënave, lajmërimet bëhen jo vetëm me telefon, por dhe me faks, ku pala italiane dërgon dokumentacionin e nxjerrë nga kontrolli, duke bërë të ditur dhe dyshimet e veta në lidhje me ngarkesën. I takon palës shqiptare të vazhdojë më tej punën, duke dhënë në fund llogari për çdo informacion që merr nga pala italiane. “Në marrëveshjen e fundit, u kërkua që informimi të bëhej dhe me rrugë elektronike, por ne duam t’i qëndrojmë besnik akoma rrugës së faksit, pasi kështu dokumenti bëhet më i pranishëm në zyrat e doganave dhe punonjësit janë të detyruar të japin llogari për të”, thotë Veleshnja. “Italia zë vendin e parë në volumin e importit të mallrave drejt Shqipërisë dhe për Doganën Shqiptare është shumë e rëndësishme të sigurojë angazhimin e administratës fqinje”, thotë Idrizi në lidhje me frymën e ngushtë të bashkëpunimit mes dy doganave. Kështu mësohet se dogana shqiptare ka nënshkruar rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi me shumë vende, ku shqiptarët kanë marrëdhënie tregtare apo biznesi. Por ajo që ndodh me Italinë është unike. “Doganat shqiptare, si rezultat i angazhimit të homologëve italianë, kanë arritur të zbulojnë dhe penalizojnë për shkelje doganore 54 subjekte, 18 nga të cilat janë dërguar në Prokurori”, thotë Idrizi. Ndërkaq duket se të njëjtin opinion kanë dhe autoritetet doganore italiane për Shqipërinë”. Konstatoj se të gjitha angazhimet e marra nga Dogana Shqiptare për 2004-ën janë realizuar në mënyrë të shkëlqyer”, ka deklaruar gjatë takimit të fundit drejtori i Agjencisë Doganore italiane, Guaiana. Kështu, drejtori i Doganave italiane ka kujtuar se, falë respektimit të dyanshëm të marrëveshjes, italianët kanë përfituar mjaft. “Ndihma nga dogana shqiptare ka qenë shumë e rëndësishme për ne, sidomos për artikujt që vijnë nga Lindja, por dhe nga vendet e tjera të BE-së”, ka deklaruar Guaiana. Kështu duket se doganat kanë gjetur rrugën për të kontrolluar pjesën më të madhe të importeve që vijnë nga kufiri me Italinë, duke konvertuar në para, kontrabandën e tregtarëve.
Dogana, dosje bardh e zi për bizneset
Doganat kanë evidenca të qarta në lidhje me të gjitha subjektet që kalojnë kufirin doganor dhe taksohen në pikat doganore. Nuk mund të thuhet se të gjitha subjektet janë të “pastra” dhe paguajnë në formë korrekte detyrimet e tyre. Pikërisht për të patur një ide të qartë mbi subjektet dhe mënyrën se si ato sillen në pikat doganore, doganat do të ndërtojnë dosjet “bardh e zi”. Dosja do të ketë në listë të gjithë subjektet tregtare dhe importuese, por të ndarë në subjekte të pastra, që nuk kanë gjoba apo probleme me doganat dhe të “prekura”, të cilat falë parregullsive janë gjobitur ose ndaluar nga doganierët. “Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në shpejtësinë dhe korrektësinë e shërbimit që do të kenë doganierët me subjektet përkatëse”, thotë Albana Veleshnja, zëdhënëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Kështu, subjektet që kanë dosjen e pastër, nuk do t’i nënshtrohen një kontrolli të imët dhe do të kenë precedenca në kohën e çdoganimit. Por nuk do të jetë njëlloj me subjektet e gjobitura, për të cilat kontrolli do të jetë maksimal dhe kjo do t’u kushtojë më shumë kohë në doganë. “Gjithçka bëhet në kuadrin e rritjes së efikasitetit në dogana”, shpjegon Veleshnja. Kështu duket se autoritetet doganore janë duke parë mundësinë e montimit të skanerave të lëvizshëm, ose stativ, në pikat doganore, të cilat japin pamje të qarta të ngarkesave dhe materialeve që kalojnë doganën dhe të vëllimit të tyre. Me anë të këtyre skanerave do të bëhet e mundur që doganierët të kenë një ide në lidhje me mallin që po kalon, pa bërë kontrollin e rreptë doganor.
Çfarë parashikon marrëveshja e bashkëpunimit për 2005
Zgjerimi i këmbimit të informacionit jo vetëm në drejtim të evazionit fiskal, por dhe për të gjitha trafiqet e tjera të jashtëligjshme.
Doganat do të shkëmbejnë informacion në lidhje me eksport–importin e valutës, që në kushtet aktuale është prioritet për doganat shqiptare.
Konsolidimin e skemave të informacionit për rastet e trafikimit të lëndëve narkotike.
Krijimin dhe azhornimin e vazhdueshëm të data–base me të dhëna të detajuara për persona apo subjekte që lidhen me trafiqet e çfarëdo lloji.
Përpunimin, përcjelljen në format elektronik të të dhënave për të siguruar shpejtësi dhe saktësi më të lartë nga informacioni.
Trajnimin e personelit doganor shqiptar në fusha të ndryshme, që i përgjigjen nevojave aktuale, duke patur prioritet luftën antitrafik.