E Diel, 1 Nëntor 2026

Hënes: Avantazhi i La Ligas? Taksat e ulëta

Menaxheri i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, mendon se qeveria spanjolle duhet të ndry-shojë ligjin për taksat e futbollistëve. Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera europiane, në gadishullin Iberik spor-tistët paguajnë më pak taksa për përfi timet vjetore dhe kjo bën që ata të dëshirojnë gjithmonë e më shumë transferimin në La Liga. Një lëvizje e tillë u kursen lojtarëve shifra të kon-siderueshme, të cilat do të ishin të detyruar t‘i paguanin në shtete si Italia apo Gjermania. Sipas drejtuesit të klubit bavarez, rregulli që i lejon yjet të taksohen me vetëm 25 për qind të shi-frës që fi tojnë i jep Ligës spanjolle një avantazh aspak të drejtë ndaj ligave të tjera kontinentale. Hënes para-lajmëron gjithashtu edhe protesta nga njerëzit e thjeshtë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë aspak të lumtur që taksohen më shumë (bëhet fjalë për përqindjen e përfi timeve), sesa fut-bollistët multimilionerë. "Nuk është e drejtë që lojtarët më të mirë në botë të luajnë në Spanjë për faktin e thjeshtë se aty paguajnë vetëm gjysmën e taksave, që normalisht do të pagua-nin në çdo shtet tjetër të Europës", tha ai për "Sport Bild". "Jam i sigurt se legjislacioni do të ndryshojë. Por, këtë nuk mund ta bëjnë as FIFA dhe as UEFA, por qeveria spanjolle. Një punëtor i thjeshtë që përfi ton 50 mijë euro në vit, paguan 30 për qind taksa dhe natyrisht që nuk mund të jetë i lumtur që një futbollist, i cili përfi ton 10 milionë euro në vit paguan vetëm 25 për qind taksa". Sipas Hënes, nëse qeveria iberike nuk ndërhyn, atëherë gjithçka mbetet në dorën e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›