E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami: I lumtur që u riktheva në ekip

Ka lënë pas një dëmtim të gjatë rreth 6-mujor në ligamentin e gjurit. Bëhet fjalë për Valon Behra-min, mesfushorin e talentuar nga Kosova me pasaportë zvicerane. Ai ka luajtur të martën ndeshjen e tij të parë pas atij dëmtimi të rëndë në radhën e ekipit të rezervave të Uest Hemit, e cila ka fituar me rezultatin 6-0 ndaj Birmingam Sitit. 24-vjeçari është shprehur shumë i kënaqur për rikthimin në fushë. "Jam vërtet i lumtur, nënvizoi Behrami. Kam ka-luar 6 muaj të vështirë. Kam punuar çdo ditë për rehabilitimin dhe e përjetova shumë mirë këtë ndeshje të parë". Mesfushori thekson se ka shumë dëshirë të rikthehet në for-macionin e parë dhe pohon se është "i gatshëm për një gjë të tillë, por ai që vendos është trajneri".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›