Ibrahimoviç: Unë e bëra Interin të fitojë trofe pas 17 vjetësh
"Si do të më presin kur të rikthehem në ‘San Siro" për ndeshjen In-ter-Barcelona? Sinqerisht as nuk e kam idenë. As nuk e kam menduar një gjë të tillë". Pak para ndeshjes së Suedisë në Maltë, në takimin e vlefshëm për elimi-natoret e Botërorit 2010, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet të flasë për Interin dhe në një mënyrë të veçantë për tifozët zikaltër, në prag të ndeshjes së Champions, që Barcelona do të luajë pas rreth një jave në "San Siro".Sezonin e kaluar, mes shumë duartrokitjesh, ka pasur edhe fërshëllima në drejtim të tij dhe më pas erdhi edhe ai gjesti i suedezit me gishtin para gojës, i cili u sugjeronte tifozëve ultras të heshtnin. Pastaj erdhi lamtumira nga Interi për të kaluar te Barce-lona. "Besoj se tifozët e vërtetë të Interit e dinë mirë se çfarë kam bërë për klubin, - ka thënë Ibra në konferencën për shtyp, - mbi të gjitha, e dinë që para se të shkoja unë, nuk kishin fi tuar për 17 vite me radhë". "Kur nga Juventusi kalova tek Interi, shton më pas ai, kemi fi tuar për tre vite me radhë. Unë qëndrova vetëm tre sezone me këtë skuadër, tani jam te Barcelona...". Menjëherë më pas ka ardhur edhe reagimi i tifozëve ultras të "Curva Nord". Asnjë fërshëllimë, por as shumë demonstrime dashurie. Grupi i "Curva Nord" të mërkurën e ardhshme do të ndjekë linjën e indiferencës në lidhje me të mad-hin Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të rikthehet në "San Siro si kundër-shtar i Interit. Për "Corriere dello Sport" shpjegon Franko Karavita, lideri historik i tifozerisë së orga-nizuar të zikaltërve: "Për Ibrën do të ketë indiferencë, edhe pse nuk e meriton konsideratën tonë pas asaj mënyre të shëmtuar se si u largua. Do të ketë një pankartë, por jo fërshëllima". "Ka të drejtë kur thotë se i kemi fi tuar titujt falë atij, - vazhdoi ai, - por është mirë që të mos harrojë gjestin e shëm-tuar që bëri në drejtimin tonë pas golit ndaj Lacios. Mënyrën se si kërkoi të largohej për te Barcelona gjatë kësaj vere dhe ajo puthje e bluzës blaugrana, gjë që mund ta kursente. Na u duk një sjellje prej mercenari...".Pas batutave për Interin, Ibra-himoviç përqendrohet te shanset për kualifi kim të Suedisë së tij. Kjo duket gjithnjë e më shumë një kombëtare Ibra-dipendente, edhe pse sulmuesi i Barcelonës e refu-zon rolin e liderit unik në skuadër. "Jemi të gjithë profesionistë dhe të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk jam unë ‘Gestapoja‘. Nuk bredh nëpër skuadër për t‘u thënë të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë. Nuk është nevoja për një ‘baba‘ që t‘i marrë me shkelma". Por menjëherë më pas ka lëshuar një deklaratë bombë: "Do të largo-hem nga kombëtarja e Suedisë pas Botërorit 2010 për t‘iu dedikuar tërësisht Barcelonës. Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak.