E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit pezullim dhe100 mijë euro gjobë

Gjykata e Marsejës ka dënuar me një vit pezullim nga aktiviteti dhe 100 mijë euro gjobë Agim Canën, babanë e lojtarit të Kombëtares shqiptare, Lorikut. Ai akuzohej se ka falsifikuar dokumentet e tran-sferimit të mesfushorit nga PSG tek Olimpik Marseja në vitin 2005. 52-vjeçari u cilësua fajtor se në bashkëpunim me ish-menaxherin Kristof Mongai ka dëmtuar klubin parizien, duke përfituar 131.800 euro komision nga transferimi i djalit të tij. Agim Cana akuzohej edhe se kishte kërcënuar ish-drejtorin sportiv të PSG-së, Zhan-Mishel Mutier, që të përshpejtonte procedurat, por kjo akuzë u hodh poshtë. Fillimisht pala akuzuese kishte kërkuar burgim për Canën, por gjykata vendosi vetëm pezullimin dhe gjobën financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›