E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja dhe "Mesi i arte"

Kur janë zhvilluar dhjetë ndeshje në grup dhe kanë mbetur edhe dy të tilla nga fushata kualifikuese për Kampionatin Europian 2008, Shqipëria ndodhet në "mesin e artë" në Grupin G, ku nga shtatë ekipet që përbëjnë grupin e shtatë të eliminatoreve ndodhet në të katërtin, edhe pse me pikë të barabarta me Slloveninë (nga 11), por me një ndeshje më shumë se kuqezintë.
Përpara Shqipërisë ndodhen kundërshtarët më të mëdhenj të saj, ekipe me bujë e histori: Rumania (e para), Holanda (2) dhe Bullgaria (3). Së paku, edhe pse kemi humbur dy herë me ish-kampionët e Europës, Holandën, (2-1, 0-1, kur duhej të merrnin të paktën një barazim) dhe me Rumaninë (0-2, në të vetmin takim që kemi luajtur kundër tyre), kemi marrë dy pikë të mëdha kundër Bullgarisë (dy barazime: 0-0, 1-1).
Me tre kundështarët që kemi poshtë nesh: Sllovenisë, Bjellorusisë dhe Luksemburgut, nuk kemi humbur asnjë takim. Me Slloveninë kemi marrë dy barazime (0-0, 0-0), me Bjellorusinë një barazim 2-2, (kur e presim sërish, më 17 nëntor) dhe Luksemburgun dy fitore të pastra (2-0, 0-3). Jemi në "mesin e artë". Atje ku e meritojmë. Atje ku ishin dhe mbeten edhe objektivat e Kombëtares. Për të kapërcyer nga vazoja "5", ku na coi gjermani Hans Peter Brigel për shortin e eliminatoreve të Euro 2008, te vazo "4" në "epokën Baric" për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›