Sedorf: Do të jem shoqërues i Karlo Ançelotit
Milano - Klaren Sedorf është i vendosur të shoqërojë Karlo Ançelotin, nëse ky i fundit do të largohej nga Milani sezonin e ardhshëm. Me gjithë zërat për një largim të teknikut në drejtim të Çelsit, sulmuesi holandez është i bindur se Ançeloti do të mbetet sërish tek Milani.
“Këtë melodi kam tre vjet që e dëgjoj, -deklaron Sedorf për mikrofonat e ‘Sky Sport’. -Gjithmonë Ançeloti ka qëndruar me Milanin, pavarësisht melodisë. Por, nëse ai do të dëshironte të largohej, unë do të isha shoqëruesi i tij. Me Ançelotin kam një lidhje të fortë".