Henry, i lumtur në New York

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 16:30
Sulmuesi Thierry Henry është i lumtur në New York Red Bulls.
Ish ylli i Arsenalit dhe i Barcelonës iu bashkua klubit amerikan në korrik të vitit të kaluar dhe ndjen se është përshtatur mirë në skuadër.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe nuk dua të kthehem në Evropë. Edhe sa isha në Arsenal kam thënë se do të luaj për një ekip në New York. Gjithmonë kam dashur të jem këtu dhe jam shumë i lumtur që kam realizuar dëshirën time. Ndihem mirë fizikisht dhe dua të mbetem këtu”, tha Henry për mediet amerikane.