E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago vazhdon në Barcelonë

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 19:30

Thiago Alcantara ka vendosur të mbetet në Barcelonë, pavarësisht interesimit nga Manchester United.

Sipas TalkSport, mesfushori i talentuar ka rënë në sytë e Djajve të Kuq pas paraqitjeve të mira për Spanjën U-21 në triumfin e tyre në Kampionatin evropian.

Mirëpo, 20 vjeçari ka mohuar spekulimet rreth mundësisë së largimit nga Nou Camp, duke nënshkruar kontratë të re me gjigantin katalan deri në vitin 2015 dhe duke ngritur dëmshpërblimin e tij në 85 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›