Frings në Toronto

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 17:30
Toronto ka përforcuar ekipin me futbollistë evropianë me përvojë, pas transferimit të mesfushorit gjerman Torsten Frings dhe sulmuesit holandez Danny Koevermans, ka njoftuar klubi nga Major League Soccer.
34 vjeçari Frings dhe 32 vjeçari Koevermans do të paraqiten për ekipin pas 15 korrikut, kur edhe rihapet afati kalimtar në MLS.
“Kemi transferuar dy futbollistë shumë të rëndësishëm me përvojë të madhe dhe kualitete të larta teknike. Torsten dhe Danny do të bëjnë ndikim të madh në ekipin tonë”, tha trajneri i Torontos Aron Winter.