Neymar e do Realin

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 17:00
Ylli i Santosit, Neymar dëshiron të luajë për Real Madridin.
E përditshmja sportive spanjolle Marca ka njoftuar të enjten se Neymar i ka thënë mbrojtësit të Barcelonës, Daniel Alves, bashkëlojtarë i tij në Kombëtaren braziliane, se synon të transferohet në Real Madrid pas përfundimit të Copa Americas.
“Nuk di asgjë rreth Barcelonës. Sezonin e ardhshëm do të luaj për Real Madridin”, ka thënë Neymar i cili kërkohet edhe nga Chelsea dhe Juventus.