E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hepatiti B, Shqipëria numër të lartë pacientësh

Shqiperia listohen ne vendet qe kane nje numer te larte te pacienteve te prekur nga hepatitet. Ne diten boterore te luftes ndaj 5 llojeve te hepativeve, mjeket percjellin apelin se qyetaret duhet te testohen, pasi hepatiti B, i cili eshte i rrezikshem, duke u shoqeruar ne me te shumten e rasteve me shfaqjen e verdhezes , eshte shtuar se fundimi ne vendin tone. Studimet tregojne per nje rritje rreth 6% te ketyre hepatiteve.

"Prape ngelemi ne shifra qe sipas kritereve te OBSH ngelet nje vend ende mik, prandaj eshte e nevojshme qe te gjitha strukturat, por dhe opinioni publik te jete i ndergjegjesuar per kete lloj semundjeje", thote Arjan Harxhi, mjek infeksionist.

"Ne vit vijne rreth 600-700 persona te tille, nga ana tjeter, me semundje kronike te melcise ne sherbimin tone shtrohen cdo vit 400 persona", tha Jovan Basho, shef i sherbimit te gastrohepatiteve.

Mjeket thone se kontigjenti me i rriskuar jane, ata qe bejne trasfuzion te gjakut, te burgosurit, qe duhet te testohen por edhe ata qe jane narkotike. "Praktikisht popullsia deri ne 16 vjec eshte e vaksinuar ne Shqiperi. Pjesa tjeter, vecanerisht personat e riskuar, ata qe marrin transfuzione ata qe perdorin droge intravenoze, ata qe kane sjellje jo normale seksuale, studentet, te burgosurit", vijon Basho.

Hepatitet mund te parandalohen thone mjeket nepermjet vaksines por nderkohe ata i bejne apel strukturave te qeverise qe te rimbursoje disa nga medikamentet, qe perdoren per ata qe vuajne nga hepatitet kronike.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›