E Shtunë, 31 Tetor 2026

DANAS: Trupat e shqiptarëve janë çuar në Rashkë

Pjesëtarët e ushtrisë jugosllave kanë transferuar trupat e pajetë të shqiptarëve nga varreza kryesore masive e Drenicës në qytetin serb të Rashkës, në qershor të vitit 1999. Kështu shkruan e përditshmja serbe DANAS duke saktësuar se dëshmitarët kryesor në zbulimin e kësaj varreze masive janë qytetarët e asaj zone të cilët janë lajmruar vetë pranë EULEX-it në fund të vitit 2009 dhe fillim të vitit 2010. Sipas këtyre informacioneve, ata kanë deklaruar se kanë parë kamionë të shumë me kufoma, dhe pasi që janë hedhur në guroren e vjetër, është transportuar edhe dheu, trupat e pajetë janë mbuluar mirë, e më pas vendi është betonuar.

Pas krahasimit të deklaratave të dëshmitarëve nga Serbia dhe Kosova, ekziston mundësia shumë e madhe, thekson burimi i kësaj gazete pranë prokurorisë serbe për krime lufte, se kemi të bëjmë me një varrezë massive. Mendohet se në këtë varrezë janën transferuar rreth 250 trupa të pajetë nga varreze kryesore masive në Drenicë, ku fillimisht futeshin viktimat nga gjithë territori i Kosovës. Varreza masive e sapozbuluar në qytetin serb të Rashkës ndodhet në vendin ku është ngritur ndërrmarrja “Kosmet put” pikërisht në vitin 1999, pak kohë pas transferimit të kufomave, vetëm një kilometër larg vendkalimit Kosovë-Serbi dhe 12 kilometra afër Rashkës.

Vendodhja e varrezës masive është përcaktuar qartë në Raportin e Njësisë për krime lufte pranë EULEX-it, sakëtson e përditshmja serbe DANAS duke shtuar se vetëm të hënën Prokuroria serbe për krime lufte i ka propozuar Gjykatësit hetues që të dal në vendngjarje dhe nëse informacionet rezultojnë të sakta atëherë të bëhet edhe zhvarrimi I kuformave. Ky zhvarrim pritet të bëhet në prani të përfaqësuesve të EULEX-it, Prokurorisë serbe për krime lufte, Policisë serbe, Komisionit serb për personat e zhdukur dhe Grupit të Punës për personat e zhdukur nga Prishtina.

Agim Popoci < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›