E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Remzi Hoxha', zhduket Avdyl Loshaj

Zhduket Avdyl Loshaj. Autoritetet e Hollandes, nuk kane kthyer njw përgjigje zyrtare per vendndodhjen e Loshajt, i konsideruar si person i rendesishem per zbardhjen e zhdukjes se Remzi Hoxhes,ne procesin gjyqësor ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Gjate procesit gjyqësor, gjykata kishte marre nje përgjigje negative per kerkesen e saj, drejtuar autoriteteve holandeze, per gjetjen e Loshajt dhe marrjen e deshmise se tij.

Ne keto kushte prokurori i ceshtjes, i beri te ditur gjykates se do tia rivere ne dispozicion edhe njehere adresen e sakte te Avdyl Loshajt ne Hollande, por per arsye sigurie ajo do ti vihet ne dispozicion ne rruge konfidenciale. Avdyl Loshaj, sebashku me Remzi Hoxhen dhe Ziso Kristopullin, dyshohet se u rrembyen nga SHIK-u, pasi per ta kishte dyshime se ishin pjese e shërbimeve te huaja te zbulimit. Gjykata ka pranuar nje tjeter kerkese te prokurorise per sigurimin e deshmise se deshmitareve qe ndodhen ne Itali: Martin Miraj, ish shef i SHIK-ut ne Lezhe, si dhe Flora dhe Gjok Hasanaj, ish punonjës ne bazen e SHIK-ut ne Vain te Lezhes.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›