Rruga e Currilave, Dako: Fonde nga Këshilli bashkiak
Rruga e Currilave në Durres vazhdon te jete e bllokuar nga rënia e një sasie mjaft të madhe dherash. Rreshqitjet që kanë ndodhur në këtë zonë gjatë muajit të fundit kanë bërë që njëri aks i rrugës të bllokohet plotësisht, ndërkohë që lëvizja e mjeteve në këtë zonë kryhet me vështirësi. Sipas kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako institucioni që ai drejton do ti kërkojë këshillit bashkiak miratimin e një fondi pasi vetë bashkia nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në riparimin e rrugës.
"I jemi drejtuar dhe subjekteve private që operojnë në atë aks rruge dhe ata nuk na janë përgjigjur. është detyrim ligjor i këshillit bashkiak që të mblidhen një herë në muaj, ka kaluar gjysma e muajit dhe nuk është mbledhur, ne presim në ditët në vazhdim mbledhjen e rradhës. Ne do të paraqesim projekt-vendimin tonë, për të prekur këtë fond të emergjencës që ne kemi për ta vënë në funksion të pastrimit të kësaj rruge", thote Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit.
Zona e Currilave është mjaft e frekuentuar edhe gjatë dimrit, ndërkohë që në pritje të nisjes së sezonit turistik, bllokimi i rrugës penalizon më së shumti bizneset që ndodhen në këtë zone.
Aleks Kalemasi < I mëparshmi