Hapja e Kutive, Naço: Zgjidhja në Kushtetuese
Maxhoranca bën të qartë se nuk do të ketë asnjë forme tjetër për t’iu drejtuar komisionit të Venecias përvecse nga Kushtetuesja. Nënkryetari i parlamentit Nasip Naço, thotë për Alsat se pa u shqyrtuar kutitë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, nuk do të aktivizohet asnjë institucion tjetër ndërkombetar.
“PS mund t’i drejtohet një herë Gjykatës Kushtetuese. Mund të konsumohen një herë të gjitha ato elementë që janë brenda vendit tonë dhe pastaj t’i drejtohet edhe të tjerëve. Me këtë strategji që ndjek PS do që mos quaj institucionet e vendit, gjë që është e patolerueshme. Ne kemi institucione të konsoliduar ndër vite dhe t’u drejtohet këtyre insitucioneve” tha Naço.
Nënkryetari i parlamentit kritikon ashpër grevën e urisë e cila sipas tij i ka shërbyer vetëm Edi Ramës për të konsoliduar pozitat drejtuese.
“Ka gati 20 ditë sot grevë urie. Besoj se jemi të ndërgjegjshëm se një njeri nuk jeton dot vetëm me frymë. Ka një transparencë në mënyrën e organizimit të grevës aty brenda. Do vazhdojnë grevën me rotacion me qëllimin e vetëm që Shqipërisë të mos t’i jepet liberalizimi i vizave më datën 2 qershor” tha Naço.
Një ditë më parë dhe presidenti Topi bëri të qartë se nuk do të vendosë në lëvizje Komisionin e Venecias duke ia lënë këtë kompetencë vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi