E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 4 në pranga për falsifikim dokumentash

Katër persona në pranga, dy në procedim penal në mungesë dhe një në hetim në gjendje të lirë. Ky është rezultati i aksionit të policisë së Fierit i koduar “Diploma”, në shkollën e mesme të përgjithshme në Levan. Të arrestuarit akuzohen për fallsifikim dokumentash shkollore, korrupsion pasiv dhe aktiv dhe për shpërdorim detyre.

Mësuesi i shkollës së mesme, Asllan Hetemi në bashkëpunim me Kreshnik Malokun, iu kanë marrë katër personave nga 100.000 deri në 120.000 lekë të reja dhe nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara kanë bërë regjistrimin e tyre në vitin e katërt të shkollës së mesme pa kryer tre vitet paraardhëse.

“Në kuadër të operacionit diploma janë arrestuar shtetasit Asllan Hetemi, i datëlindjes 1966 lindur dhe banues në Fier, Aldo Gashi i ditëlindjes 1990, lindur dhe banues në Fier, Eduart Kasaj i ditëlindjes 1990, lindur dhe banues në Patos dhe Kreshnik Maloku I ditëlindjes 1984 lindur dhe banues në Fier” njofton zëdhënësja e policisë së Fierit, Valbona Meco.

“Kam folur me organe të policisë. Ata kanë nën hetim këtë çështje. Janë duke e zbardhur këtë çështje. Pasi të dalë deklarata e policisë do të njoftohemi për problemet që ka pasur mësuesi I shkollës së mesme të përgjithshme Levan, Asllan Hetemi” tha Suzana Numani, drejtoresha e Arsimit në Fier.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekestruar në cilesinë e provës materiale 4 praktika të fallsifikuara të rregjistrimit të nxënësve në Shkollën e Mesme Levan si dhe nje dokumenta automjeti të fallsifikuara, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Asllan Hetemi.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›