Dade: “Kemi mbështetjen e PE-së për hapjen e kutive”
Autori i Lajmit: Redaksia
Socialistët këmbëngulin në hapjen e kutive të votimit, ndërsa pohojnë se kjo kërkesë ka gjetur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Deputetja e PS-së, Arta Dade, pohoi dje se përfaqësuesit e pushtetit dhe veçanërisht Jozefina Topalli, vazhdojnë të abuzojnë me asetet shtetërore, gjë e cila është venë në dukje edhe nga raporti i vëzhguesve për zgjedhjet e 28 Qershorit. Sipas saj, Topalli vazhdon të dezinformojë jo vetëm opinionin publik vendas, por edhe ndërkombëtarët me melodrama për humbje mandatesh dhe për pengesa që krijon Gjykata Kushtetuese në hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 Qershorit. “Mbas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një ekip i së cilës do të vizitojë Shqipërinë nesër mbrëma dhe në vazhdim të hënën dhe të martën, kemi mbështetjen pa rezerva të grupit socialist dhe demokrat në PE për hapjen e kutive dhe për një investigim të plotë të zgjedhjeve përmes një komisioni parlamentar dhe së fundmi vjen deklarata e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëherazi dhe organizmi që ka vëzhguar zgjedhjet dhe me raportin e të cilit ka pasur spekulime dhe abuzime”, - tha Dade. Duke cituar Soares, ajo pohoi se OSBE kërkon shprehimisht që përmes një komisioni parlamentar, i cili do të hetojë në mënyrë të thellë dhe të detajuar gjithë procesin zgjedhor, kuptohet konform Kushtetutës, e cila nuk e pengon këtë lloj hetimi, që transparenca e zgjedhjeve nuk ka sesi të jetë selektive. Vetë transparenca, tha Dade, është nga parimet bazë në themel të së cilës është ngritur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. “Unë jam këtu për të garantuar edhe një herë që Partia Socialiste do të vazhdojë të këmbëngulë në transparencën e plotë të procesit zgjedhor, për një hetim të plotë, të thellë dhe gjithëdimensional të zgjedhjeve”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010