E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqakeqi

Avokati i Popullit mezi ka gjetur zyra të reja. Në objektin e ri, për një vit, qiraja i kushton rreth 60 mijë euro. Organi që ka për detyrë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duket se i ka shkelur vetë ato. Pronarit të vjetër i ka borxh 26 mijë euro. Për të nuk interesohet as Kuvendi i Kosovës, krijesë e të cilit është ky institucion. Nga Nebih Maxhuni më 25 gusht 2011 në ora 07:46

“Qysh po thirret rruga ku jemi?”.

Kjo është një nga pyetjet e një muhabeti që bëjnë ndërmjet vete, disa punonjës të institucionit të Avokatit të Popullit.

Përfundimisht ata ndërruan zyrat dhe adresën. Ka dy ditë që aty mund të dëgjosh vetëm muhabete të tilla, e jo ato për hallet e qytetarëve për të cilin ky institucion është krijuar. Duket se pa fajin e Ombudspersonit, tash për tash aty mund të dëgjosh vetëm llafe për ndarjen e zyrave, vendosjen e bartjen e tavolinave dhe kompjuterëve apo dokumenteve.

Meqë ndërtesa pranë qendrës së studentëve ku ishte i vendosur Ombudspersoni me punonjësit e vet u privatizua dhe ata duhej që më së voni më 23 gusht të largoheshin, tash kanë marrë me qira një ndërtesë private në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Sidoqoftë, duket se identifikimi i adresës së Avokatit të Popullit, nuk është e mundur t’u shpëtojë objekteve që shërbejnë ushqim. Nëse deri para disa ditësh, zyrat ku ata punonin identifikoheshin me shprehjen “afër menzës së studentëve”, tash identifikohen “pak më lart se furra e bukës”.

Të martën, kur Express vizitoi këtë institucion, të gjithë nga ky institucion ishin në hallakamë e në kaos. Njëri punonte për rregullimin e klimave, dikush tjetër montonte tavolinat e punës, e disa të tjerë kompjuterët. Dokumente mund të shihje ngado.

Ombudspersoni i Kosovës, nga e premtja e kaluar ka nisur bartjen e plaçkave dhe ka adresë të re. Për ata që nuk e dinë, tash ky institucion gjendet në lagjen “Bregu i Diellit”, rruga “Enver Maloku”, numër 28, në një ndërtesë private, katërkatëshe me ngjyrë të verdhë, disa metra më lart nga furra e bukës “Qerimi 1”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›