E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish shpërthim në Feronikel

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 00:19

Rreth orës 20.45 të mbrëmjes së mërkurës, në fabrikën e Feronikelit në Drenas ka ndodhur një shpërthim në njërin nga tymtarët e kësaj fabrike.

Ky është shpërthimi i dytë që ndodh në këtë fabrikë brenda një periudhe dymuajshe. Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar dhe as nuk janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas shpërthimit, një numër i madh i banorëve të Drenasit dhe punëtorëve të fabrikës janë mbledhur para Feronikelit për të protestuar ndaj trajtimit që u bëhet punëtorëve të fabrikës, pasi ata punojnë në kushte jo të mira dhe të ekspozuar para rrezikut për jetë.

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku vetëm pak kohë pas shpërthimit ka shkuar në fabrikë për të parë se çfarë ka ndodhur aty, ku edhe ka shprehur shqetësimin e tij për shpërthimin.

Ai ka thënë se këmbëngulin të marrin masa karshi kompetencave që kanë, por menaxhmenti i fabrikës e ka garantuar atë se më nuk do të ketë raste të tilla më, duke ju referuar shpërthimit të dytë që ndodh brenda një kohe të shkurtër. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›