Heqin barrikadat. Serbet hapin pjeserisht rruget ne veri

Banorët serbë të Veriut të Kosovës, të cilët për më shumë se një muaj kanë mbajtur të bllokuara shumë rrugë që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31, kanë nisur të largojnë barrikadat. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Vetë banorët janë duke larguar barrikadat. Do të shohim gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe do të shohim se a do të ketë nevojë që edhe KFOR-i të ndërhyjë në largimin e pengesave në rrugë. Por, me rëndësi është që me iniciativën e tyre, banorët kanë filluar t’i lëvizin disa nga barrikadat”, u shpreh Hoti.
Mbrëmjen e kaluar, përfaqësuesit e strukturave paralele serbe të katër komunave në veri të vendit, kanë deklaruar se i kanë ofruar KFOR-it një plan të lëvizjes, me qëllim të furnizimit me ushqim të ushtarëve paqeruajtës, që ndodhen në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë.
Por, kjo lëvizje, siç thuhet, duhet të bëhet në rrugë të caktuara dhe vetëm gjatë ditës. Deri tani, zyrtarët e KFOR-it nuk kanë deklaruar nëse kanë pranuar ose jo një ide të tillë të serbëve. Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 tetor 2011 )