E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e TVSH-së, Bode-PS: Nisma juaj dogmë e pavlerë

Ministri i financave Ridvan Bode e ka cilësuar si dogmë nismën e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore.
Duke replikuar me deputetin e Partisë Socialiste Erjon Braçe, ministri Bode ka theksuar se opozita po kërkon të manipulojë shqiptarët me shifrat duke i fshehur atyre të vërtetën.
 

“Kjo që grupi juaj po ofron sot është një falsë demagogjike. Dua t`ju kujtoja se sado të manipuloni me shifrat nuk mund të fshihni të vërtetën. Në çdo pikëpamje është e përcaktuar edhe qëllimi demagogjik që ku po thoni këtu sot. Nisma që ju thoni është një dogmë pa asnjë vlerë praktike për qytetarët por në dëm të ekonomisë” i është drejtuar Bode opozitës.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se kreu i PS-së Edi Rama ka një mani për të kopjuar kryeministrin Berisha në kohën kur ai ishte në opozitë.
“Ju keni një mani që të kopjoni Berishën në çdo gjë. Ka qënë Berisha që në 2004 ka propozuar heqjen e TVSH-së dhe ju e hodhët poshtë. Mania për të kopjuar Sali Berishën nuk e sjell dot më në pushtet Edi Ramën sepse shqiptarët e kanë një Sali Berishë që e kanë votuar në mënyrë permanente” ka shtuar Bode.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›