Moisiu: Sofia, gëzim i papërshkruar në jetë
(Vijon nga nr. i shkuar)
Sofi. Ky është emri që sjell buzëqeshjen te ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu. Ka thuajse 83 vjet mbi shpinë, vite të cilat veç kënaqësive kanë qenë mbushur edhe me halle, por kur kthen kokën nga Sofia, ai harron gjithshka, harron dhimbjen. Sipas tij Sofia është një Moisi i vërtetë dhe për ish-presidentin është privilegj të njohësh stërmbesën.
Edhe pse në pension u zgjodhët ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike ‘91-‘92, sërish në një moment delikat, si ju erdhi ky propozim?
Po, ishte dhjetori i 1990 kur më mori në telefon gjeneral Kostaq Karoli, shefi i Shtabit të Ushtrisë. Ai më pyeti nëse isha anëtar i ndonjë partie. I thashë që jo, sepse unë që në kongresin e qershorit ‘90 kur Partia e Punës ndryshoi emrin vendosa ta dorëzoja teserën e të mos isha më pjesë e asnjë partie, pasi nuk doja të isha në rresht sepse partitë e kanë shumë dëshirë që të vënë në rresht. Edhe pse këto parti ishin të reja gjoja perëndimore, reminishencat e të kaluarës ishin gjallë. Nga eksperienca e moshës e dija se si funksiononin këto gjëra. Kështu që nuk pranova asnjë ofertë nga partitë e tjera. Detyrën e pranova me një farë hezitimi, pasi u konsultova më parë me disa miq të mi e meqë ne i diskutonim shpesh mes nesh problemet e ushtrisë, thelbi i pranimit të detyrës ishte frenimi i shpërbërjes se çorganizuar të ushtrisë. Qeveria jonë ishte jetëshkurtër, por me profesionistë që e njihnin shtetin.
Megjithatë ju keni qenë i vetmi konsensual?
Konsensuale është mënyra si u zgjodha, por presidenti është president sipas kushtetutës.
Ndjeheshit mirë që të gjithë palët ishin dakord me zgjedhjen tuaj?
Unë mora 96 vota nga 140 deputetë, pra kishte dhe kundra. Madje njërin nga ata e kam ftuar në zyrë për një kafe dhe e pyeta pse ishte kundra meje.
Kush ishte?
S’ka rëndësi por i thash: Djalë ushtaraku ti, djalë ushtaraku unë, matematicien ti, unë ushtarak por i dalluar në matematikë, pse më dole kundra? Më vonë këta u bënë mbështetësit e mi më të mirë.
Keni pasur ndonjë moment të vështirë nga presioni i politikës?
Ka pasur shumë të tillë që nga kthimi i ligjeve deri tek reagimet e politikanëve, se këta tanët reagojnë direkt edhe ndaj kryetarit të shtetit. Unë i kam thënë dhe Nanos e Berishës, po nuk respektuam njëri-tjetrin nuk do të na respektojnë edhe të tjerët. Kur Berluskoni i bëri një kritikë Napoletanos iu kthyen të gjithë kundra e të nesërmen bëri autokritikë. Kryetari i shtetit simbolizon unitetin e kombit ndërsa këtu se mban njeri gojën duke i thënë presidentit horr bulevardi e rrugaç. Gjuha kocka s’ka, po kocka bluan, s’mund të thuhen gjëra të tilla për një president. Zoti e ruajt këtë vend, pasi gjërat kanë marrë shumë për ters.
Në zgjedhjen e fundit, atë të z. Nishani, Kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk mund ta bëjmë Shqipërinë presidencë ushtarake, por në momentet e fundit u vendos për Bujar Nishanin president, edhe ky një ish-ushtarak. Si e shikoni zgjedhjen e tij?
E para e konsideroj tërësisht gabim e non sens këtë opinion. Pse mjeku, arkeologu e çdo lloj profesioni mund të bëhet president dhe ushtaraku jo. Kjo varet nga momenti nga kandidaturat që serviren. E dyta, mendoj se ushtarakët janë njerëzit që janë mësuar me ligje me rregulla dhe është e vështirë të dalësh nga vetja. Unë e kisha të vështirë të dilja nga vetja dhe Nishani besoj se do e ketë të vështirë sepse dhe ai ushtarak ka qenë. Ne kemi pasur një fjalë në ushtri që urdhri i eprorit është ligj, në anën e mirë të shprehjes. Edukuar në këtë mënyrë, është e vështirë të bësh kompromise. Edhe Amerika ka pasur president ushtarakë, ka qenë Uashingtoni Ajzenhauri, Regani ka qenë artist. Pra sipas logjikës që më thatë i bie që një artist mund të bëhet president ndërsa një ushtarak, jo. Ushtaraku bën një sistem shkollash që të përgatisin e vende si Rusia, Franca e Gjermania në kohë të shkuara i çonin fëmijët të bënin shkolla ushtarake, pastaj të formoheshin në specialitetet e tjera.
Si është një ditë e juaja?
Vij në zyrë në orën 09:30. Kam takime, planin tim të ditës e telefonata. Rreth orës 14:30 shkoj në shtëpi, ha drekën e pasdite punoj në shtëpi. Kam një studio të vogël.
Bëni ndonjë xhiro sepse keni formë të mirë fizike?
Në dimër dal tek liqeni ndërsa në behar s’para lëviz shumë, e evitoj të dalën në vapë.
Cigare, alkool konsumoni?
Jo, cigare kam tymosur shumë rrallë atëherë kur më ra fatkeqësia ndërsa alkool me raste, kur bie rasti në shoqëri, jo në mënyrë të vazhdueshme.
Në momentin që dorëzuat presidencën, ju u vendosët në këtë zyrë, ku zhvilloni aktivitetin tuaj edhe sot i rrethuar nga fotografi dhe portrete personalitetesh të larta që i keni takuar për 5 vite president. Është e vërtetë që këtë zyrë ua kanë bërë dhuratë disa miq tuaj dhe nëse po cilët janë ata?
Kjo zyrë më është dhënë në përdorim. Ne jemi i vetmi vend jo në Evropë, por edhe në rajon që nuk kemi status për ish-presidentin. Edhe Kosova që është 4 vjet shtet e ka këtë status. Para disa kohësh isha në Kroaci për një konferencë e më thirri për një vizitë në zyrën e tij, presidenti kroat Mesic. Ai kishte një vilë dy katëshe. Vetëm dhoma e punës kishte tre anekse, kishte sekretare, ndihmës dhe mbështetje financiare që shkonte rreth 10 për qind e buxhetit presidencial. Unë s’shkoj dot në asnjë vend, kur më ftojnë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare sepse s’kam mundësi. Kur ma presin biletën shkoj në të kundërt jo. Këtu s’është thjesht se nuk shkove në një konferencë, por t’i përfaqëson vendin tënd. Ata nuk e imagjinojnë që t’i mbarove detyrën si president e pas saj duhet të rrish, pas detyrës zëre se ke vdekur, ata të vlerësojnë eksperiencën, mendimin sepse është një teori e njohur që çdo brez ngrihet mbi shpatullat e brezit të kaluar.
Marrëdhëniet me vajzat, sa shpesh i shihni?
Dy vajzat e mëdha janë të martuara dhe kanë familjet e tyre. Sigurisht që ato, përveç telefonatave gati të përditshme vinë për të më takuar gati për çdo javë. Ndërsa vajza e tretë ajo banon me mua dhe kujdeset në vazhdimësi.
Tanimë jeni stërgjysh, dhe foton e Sofisë e mbani mbi tryezën e punës. Çfarë ndjesie sjell të parit e shijuarit të tre brezave?
Po, duhet ta them, Sofia më ka sjellë një gëzim të papërshkruar dhe të paimagjinuar që para se të vinte në jetë. Jo kushdo mund ta ketë fatin të shohë stërmbesën. Pra kjo është një dhunti nga lart të cilën unë e admiroj. Më pëlqen akoma më shumë sepse nga pamja e jashtme ngjan tamam si një Moisi, shpresoj të bëhet e tillë kur të rritet.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)